Lidhje

Zjarri i artilerisë trondit gadishullin korean


Zjarri i artilerisë trondit gadishullin korean
Zjarri i artilerisë trondit gadishullin korean

Zhurma e zjarrit të artilerisë tronditi gadishullin korean duke çuar në një seri paralajmërimesh, ndërsa tensionet shtohen mes dy Koreve.

Njoftohet se banorët në ishullin Jonpiong dëgjuan sot zhurmat e bombardimeve nga Korea e Veriut.

Zyrtarët ushtarakë koreanojugorë thanë se bombat nuk ranë në territorin e vendit por incidenti ndodh vetëm tre ditë nga sulmi me artileri i Koresë së Veriut.

Sulmi u shoqërua me retorika të ashpër nga Pheniani, i cili paralajmëroi sot se të dy vendet i janë afruar cakut të luftës.

Agjencia shtetrore e lajmeve e Koresë së Veriut tha se manovrat ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut janë një plan i papërgjegjshëm nga "elementë që nxisin satisfaksion", siç u shpreh ajo, në drejtim të Koresë së Veriut. Penjani ka përdorur shpesh një gjuhë të ngjashme për të dënuar manovrat ushtarake në Korenë e Jugut.

Po sot, Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Mjun-bak emëroi ish komandantin e forcave të armatosura për në postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Zyrtarët thanë se gjenerali në pension, Kim Kvan-jin do të zëvëndësojë Kim Ta-jung, i cili dha dorëheqjen dje, pas kritikave për një përgjigje të zvarritur ndaj sulmit vdekjeprurës të së martës me artileri të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut goditi me artileri ishullin Jonpiong të Koresë së Jugut panë kufirit të dikutueshëm mes dy vendeve në Detin e Verdhë. Dy marinsa të Koresë së Jugut dhe dy civilë u vranë në atë sulm dhe të paktën 18 njerëz të tjerë u plagosën.

Qeveria e Koresë së Jugut tha dje se po dërgon përforcime ushtarake në ishull. Zyrtarët thanë gjithashtu se do të rishikojnë rregullat e angazhimit ushtarak për një përgjigje më agresive ndaj sulmeve të tilla në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG