Lidhje

Zi kombëtare në Maqedoni për nder të Kiro Gligorovit


Zi kombëtare në Maqedoni për nder të Kiro Gligorovit
Zi kombëtare në Maqedoni për nder të Kiro Gligorovit

Maqedonia mbajti sot zi kombëtare për të nderuar presidentin e parë të vendit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Kiro Gligorov, i cili u nda nga jeta të dielën në moshën 94 vjeçare.

Në të gjithë vendin, flamujt u ulën sot në gjysmë shtizë, ndërkohë që privat u zhvillua një funeral në një varrezë të Shkupit.

Kiro Gligorov vdiq në gjumë gjatë natës së të dielës, i rrethuar nga familjarët e tij.

Në një deklaratë, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton e cilësoi Presidentin Gligorov “një mik të Shteteve të Bashkuara” dhe një udhëheqës vizioni i të cilit për vendin e tij, shërben ende si një shembull për Maqedoninë dhe rajonin.

Dikur një zyrtar komunist, zoti Gligorov mori postin e Presidentit të Maqedonisë në vitin 1991, kur vendi ishte ende pjesë e Jugosllavisë. Ai i udhëhoqi Maqedoninë drejt pavarësisë në mënyrë paqësore, përmes referendumit, duke shmangur luftrat që u zhvilluan në republika të tjera ish-jugosllave.

XS
SM
MD
LG