Lidhje

Zimbabve: Partia e Mugabes drejt fitores


Rezultatet e zgjedhjeve në Zimbabve tregojnë se partia e Presidentit Robert Mugabe ka fituar një shumicë të konsiderueshme në parlament, ndërkohë që opozita vazhdon të mos i pranojë rezultatet.

Komisioni Zgjedhor i Zimbabvesë njoftoi dje se partia ZANU-PF ka siguruar deri tani 137 vende, ndërsa partia MDC e kryeministrit Morgan Tsvangirai ka marrë 48 vende.

Numri i votave nga më shumë se 80 zona i jep deri partisë së zotit Mugabe thuajse një shumicë cilësore në Asamblenë e vendit.

Komisioni zgjedhor ende nuk ka zyrtarizuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

Komisioni tha të mërkurën se zgjedhjet ishin të lira dhe të drejta. Megjithatë kundërsharët e zotit Mugabe thonë se zgjedhjet u njollosën nga kërcënimeve ndaj votuesve dhe manipulimi i listave të votuesve.
XS
SM
MD
LG