Lidhje

Zjarr në dy qytete bregdetare amerikane


Një zjarr i përhapur nga era, ka përfshirë dy qytete bregdetare në lindje të Shteteve të Bashkuara, më pak se një vit pasi stuhia e fuqishme “Sandy” shkatërroi po të njëjtën zonë.
Autoritetet thonë se zjarri masiv nisi pasditen e së enjtes në një dyqan ëmbëlsirash në shëtitoren e plazhit në Seaside Park të Nju Xhersit.

Ai pastaj u përhap me shpejtësi edhe në qytetin fqinj Seaside Heights. Më shumë se 30 biznese u shkatërruan para se zjarri të vihej nën kontroll, edhe pse vetëm lëndime të lehta janë raportuar.

Të dy komunitetet janë përpjekur ta marrin veten pas shkatërrimit që la pas super stuhia “Sandy” tetorin e kaluar. Ata rindërtuan vendet e prekura nga “Sandy” në kohë për sezonin e pushimeve të verës së këtij viti, vetëm për t’i parë më pas shumë nga ato, të shkatërruara përsëri nga flakët.

Guvernatori i Nju Xhersit Chris Christie vizitoi vendin e zjarrit dhe tha se kjo gjë e trishtoi pas gjithë punës që ishte bërë për rindërtimin e komuniteteve.
XS
SM
MD
LG