Lidhje

Rikthehen zjarret në jug të Shqipërisë


Zjarret u rikthyen në kurorën e gjelbër të qytetit të Tepelenës, në Jug të Shqipërisë, duke dëmtuar masive me pisha die shkurre, djegur ullinj dhe dëmtuar ekonomitë e vogla të bletëve që strehoheshin në masivin e gjelbëruar.

Drejtori i Emergjencave të Tepelenës Veledin Abazi tha se repartet zjarrfikëse janë ndihmuar me helikopterë nga ajri për të përballuar kufizimin e dëmeve në mbi 20 banesa që rrezikoheshin në digjeshin.

Zjarret nisen mesnaten e se henes duke rrezikuar edhe spitalin e qytetit.Me pas ato u kufizuan mengjesin e se martes me nderhyrje nga ajri por u rikthyen fuqishem ne mesdite duke sjelle deme te reja.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave në Shqipëri tha se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin po shënohen 15 vatra zjarresh në Fier, Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Berat, Dibër dhe Shkodër me deme te medha sidomos ne zona pyjore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG