Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe zonja e parë Mishel Obama nderuan 10 veprimtare nga e gjithë bota me rastin e 100 vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Kryeministrja australiane Xhulia Gilard mori pjesë gjithashtu në ceremoninë e çmimeve ndërkombëtare për gratë kurajoze sot në Uashington.
Me çmimet u nderuan presidentja e Kirgistanit Roza Otunbajeva, e cila u bë kryetare e përkohshme e vendit pas rrëzimit të qeverisë para një viti. Sekretarja Klinton se vlerësoi zonjën Otunbajeva për stabilizimin e vendit pas përleshjeve vdekjeprurëse në vend vitin e kaluar, duke e quajtur atë shembull për udhëheqësit kudo në botë.
Të tjerë që u nderuan me këtë çmim ishin edhe një gazetare në Kamerun, një avokat kinez, një anëtare roma e parlamentit hungarez, një blogere dhe një aktiviste të re politike në Bjellorusi.