Lidhje

Zona jugore e Saharasë e kërcënuar nga thatësira


Zona jugore e Saharasë e kërcënuar nga thatësira
Zona jugore e Saharasë e kërcënuar nga thatësira

Shumë pemë po thahen në rajonin Sahel të Afrikës dhe një studim i ri thotë se ndryshimet klimatike shkaktohen nga njerëzit. Ajo çka është më shqetesuese eshte se shumë specie bimësh po zhduken në këtë rajon.

Studimi është paraqitur në revistën “Thatësira mjedisore”. Shkencëtari i ndryshimeve klimatike Patrik Gonzales ka drejtuar kërkimet në 6 vende. Në kohën që po kryhej studimi, zoti Gonzales ishte në një vizitë në një qendër për Pyllëtarinë në Universitetin e Kalifornisë në Barkli.

“Ne i drejtuam kërkimet tona në Sahelin Afrikan, një rajon i thatë në cep të Saharasë ku njerëzit e kanë krijuar mbijetesën e tyre në varësi të pemëve. Saheli ka përjetuar thatësirat më të ashpra në botë që nga regjistrimet e rënies së shiut në kohët moderne”.

Kërkimet treguan se gjatë shekullit të 20 sasia e reshjeve në Sahel ra me rreth 20%-30%.

“Një në 6 pemë u tha gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. Dhe një në 5 lloje pemësh u zhduk në këtë rajon. Këto ndryshime sollën zhvendosjen e zonave bimore drejt territoreve me rreshje”.

Ndër shkaqet më të mundshme të zhvendosjes së zonave bimore janë edhe pakësimi i rreshjeve, shtimi i popullësisë njerëzore si dhe ulja e pjellorisë së tokës.

“Krahasimet e statistikave tregojnë se klima mbizotëron ndaj faktorëve të tjerë. Ndryshimet klimaterike ishin shkaku kryesor i humbjes së pemëve. Pranë Saharasë do të gjeni zona të zhveshura nga pemët dhe do të shihni bimë si Akacia apo ferra , që janë bimë thatësire. Nëse lëvizni në jug drejt Ekuatorit, do të gjeni lloje bimësh me fruta dhe bimë me gjethe të gjera që kërkojnë më shumë shi dhe kushte klimaterike me lagështirë.”

Studimi nxjerr përgjegjës për ndryshimet klimatike në Sahel përdorimin e makinave, gazeve të efektit serrë si dhe aktiviteteve të tjera njerëzore gjatë viteve. Zoti Gonzalez i përshkruan kushtet pranë Saharasë si një degradim i kësaj toke në planin afatgjatë.

“Ne po tregojmë një formë të shkretimit. Procesi i shkretimit është degradimi i tokës. Ne nuk po tregojmë zhvendosjen e rërës në Sahara, por ajo që po tregojmë është degradimi i tokave në jug të saj në Sudan, Sahel e Guinea. Këto janë zonat jugore të Saharasë”.

Popullsia vendase e rajonit është këtu prej mijëra vitesh dhe rivendosja e tyre diku tjetër nuk është një mundësi që ata e marrin në shqyrtim. Popullata indigjene është përshtatur me ndryshimet klimaterike, për shembull, duke u kujdesur e duke krasitur pemët e vogla deri sa ato rriten. Një praktitkë e tillë mund të ndihmojë në dyfishimin e dendësisë së pemëve.

Gjithsesi zoti Gonzales thotë se popullata vendase nuk mund t’a ngrerë shqetësimin e ndryshimeve klimatike e vetme. Ai thotë se duhet ndërhyrja e komunitetit ndërkombëtarë.

“Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, i cili është organizmi më i lartë që analizon ndryshimet klimatik e ku unë bëj pjesë, ka treguar se ne në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e tjera të industrializuara kemi mundësinë që të përdorim teknologjitë dhe praktikat që kemi për të shmangur ndikimin drastik anembanë botës duke pakësuar gazet e efeketit serrë’.

Zotit Gonzales iu bashkua në studimin e tij Compton Tucker, një shkencëtar veteran për tokën në Qendrën Goddart të NASAS dhe Hamady Sy, përfaqësues i qarkut të Mauritanës në Rrjetin e Paralajmërimeve të Hershme për Urinë. Si Nasa edhe Qendra studimore Gjeologjike Amerikane kanë dhënë fonde për studimin.

XS
SM
MD
LG