Lidhje

Interpelancë ndaj zv/kryeministrit maqedonas, Zoran Stavrevski


stavrevski
stavrevski

Ministri maqedonas fajësohet për politikën e keqe financiare të vendit dhe për keqmenaxhimin e fondeve

Parlamenti i Maqedonisë po diskuton lidhur me interpelancën ndaj zëvendës-kryeministrit dhe ministrit të Financave Zoran Stavrevski, të ngritur nga deputetët e Lidhjes Social Demokrate të opozitës.

Ministri maqedonas fajësohet për politikën e keqe financiare të vendit dhe për keqmenaxhimin e fondeve.

Deputetët shqiptarë të partive opozitare drejtuan kritika për shkak të buxhetit të shkurtuar, siç thanë, për zonat dhe komunat e banuara me shumicë shqiptare të Maqedonisë; në radhë të parë për lënien e infrastrukturës në gjendje tepër të rëndë, për dallim nga qytetet dhe komunat e banuara nga maqedonasit dhe për mungesë investimesh.
Ministri Stavrevski tha se Maqedonia e përballoi me sukses periudhën e krizës financiare botërore dhe madje se taksat në vend janë ulur për pesëdhjetë përqind dhe se gjendja ekonomike është shumë më e mirë se gjatë qeverisjes së Lidhjes Social Demokratike deri para gjashtë vjetësh.
Deputetëve opozitarë u nevojiten 62 vota në Parlament, të cilat ata nuk i kanë, për ta rrëzuar ministrin e Financave.
XS
SM
MD
LG