Lidhje

Zvicër, hidhet poshtë propozimi për forcimin e kontrollit të armëve


Zvicër, hidhet poshtë propozimi për forcimin e kontrollit të armëve
Zvicër, hidhet poshtë propozimi për forcimin e kontrollit të armëve

Në Zvicër, votuesit e hodhën poshtë një propozim, i cili do të forconte ligjet liberale të vendit për kontrollin e armëve.

Sipas rezulateve paraprake të referendumit të sotëm, të paktën 14 nga 26 kantonet e vendit votuan kundër propozimit për ndalimin e mbajtjes së armëve në shtëpi dhe vendosjen e rregullave të reja për blerjen e armëve. Nisma synonte krimin e një baze të dhënash për personat që kanë armë dhe një sistem më të studjuar të liçensimit.

Përkrahësit e ligjit, një koalicion grupesh jo-qeveritare, organizata fetare dhe parti të qendrës së majtë e mbështetën ligjin, si një mënyrë për pakësimin e dhunës në familje, si dhe vetëvrasjeve me armë zjarri.

Por qeveria argumentoi se ligjet ekzistuese ishin të mjaftueshme për të parandaluar keqpërdorimin e më tepër se 2 milionë armëve ushtarake në vendin me 7,8 milionë banorë.

Anëtarët e milicisë zvicerane lejohen të mbajnë armë ushtarake në shtëpi, në mënyrë që të mobilizohen me shpejtësi në rast të një kërcënimi të mundshëm.

XS
SM
MD
LG