Lidhje

Zyrtarë të FMN-së vizitojnë Serbinë, bisedojnë për buxhetin


Zyrtarë të FMN-së vizitojnë Serbinë, bisedojnë për buxhetin
Zyrtarë të FMN-së vizitojnë Serbinë, bisedojnë për buxhetin

Zyrtarë të qeverisë serbe kanë nisur diskutimet me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, ndërsa kërkojnë një hua tjetër të gatshme në rast nevoje për vendin e tyre.

Kryeministri serb Mirko Cvetkovic u takua sot në Beograd me një delegacion të kryesuar nga Alber Jaeger. Të dy ranë dakort se një kufizim i rreptë i buxhetit dhe shkurtimi i shpenzimeve në të gjitha nivelet e qeverisjes janë të domosdoshme.

Serbia shpreson të arrijë një marrëveshje për një hua paraprake prej 1,4 miliardë dollarësh.

Delegacioni i FMN-së do të qëndrojë në Serbi deri në 30 gusht. Bisedimet do të përfshijnë rishikimin e buxhetit të vitit 2011 si dhe një projektbuxhet për vitin 2012.

XS
SM
MD
LG