Lidhje

Zyrtarët e Bankës Qendrore Evropiane angazhohen në negociata urgjente mbi krizën e borxhit


Zyrtarët e Bankës Qendrore Evropiane angazhohen në negociata urgjente mbi krizën e borxhit
Zyrtarët e Bankës Qendrore Evropiane angazhohen në negociata urgjente mbi krizën e borxhit

Zyrtarët e Bankës Qendrore Evropiane u angazhuan në negociata urgjente mbi krizën e borxhit me të cilën përballet Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Ata po diskutojnë përmes telefonave mundësinë e blerjes së letrave me vlerë të qeverisë italaine për të konsoliduar ekonominë e vendit dhe për të mbrojtur vlerën e euros.

Ka gjithashtu shqetësime se ulja e vlerësimit të klasifikimit të kredisë së Shteteve të Bashkuara nga Standard and Poor do të trondisë tregjet në mbarë Evropën.

Të premten kryeministri italian Silvio Berlsconi njoftoi masa të reja për të trajtuar defiçitin e vendit.

Indekset e bursave evropiane ranë ndjeshëm të premten mes shqetësimeve se qeveritë e zhytura në borxh të Italisë dhe Spanjës, që përbëjnë ekonominë e tretë dhe të katërt më të madhe të Evropës, përbëjnë kërcënim për euron.

XS
SM
MD
LG