Lidhje

Zyrtarët në Jeruzalem shqyrtojnë ndërtimin e një projekti të ri masiv banimi


Zyrtarët në Jeruzalem shqyrtojnë ndërtimin e një projekti të ri masiv banimi
Zyrtarët në Jeruzalem shqyrtojnë ndërtimin e një projekti të ri masiv banimi

Zyrtarët në Jeruzalem thonë se po shqyrtojnë ndërtimin e një projekti të ri masiv të të paktën 1 mijë e 400 shtëpive në pjesën lindore të qytetit.

Sipas radios izraelite, në se miratohet projekti, shtëpitë do të ndërtohen në vendbanimin e Gilos, pranë qytetit të Betlehemit, në Bregun Perëndimor.

Mundet që ky projekt t'i zemërojë palestinezët, të cilët i ndërprenë bisedimet e paqes me Izraelin, pikërisht për shkak të refuzimit të ndalimit të ndërtimeve në Jeruzalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit të shmangë ndërtimin e vendbanimeve të reja. Palestinezët thonë se Bregu Perënnimor dhe Rripi i Gazës do të jetë shteti i tyre i ardhshëm, me kryeqytet Jeruzalemin Lindor.

XS
SM
MD
LG