Lidhje

Zyrtarët turq: Forcat siriane hapën zjarr drejt një kampi refugjatësh përtej kufirit


Zyrtarët turq thonë se forcat siriane hapën zjarr drejt një kampi refugjatësh përtej kufirit, duke plagosur një përkthyes turk dhe të paktën dy refugjatët sirianë.


Ky është incidenti i parë i këtij lloji që kur Turqia filloi të strehojë mijëra refugjatë sirianë vitin e kaluar.

Sulmi i sotëm ndodhi në afërsi të qytetit juglindor Kilis ku Turqia ka ngritur një kamp për sirianët që janë larguar nga vendi për shkak të masave të përgjakshme të ndërmarra nga autoritetet kundër kryengritjes anti-qeveritare që filloi 13 muaj më parë. Rreth 25,000 refugjatë janë strehuar aktualisht në kampet që ndodhen në 3 provinca të Turqisë në kufi me Sirinë.

I dërguari ndërkombëtar Kofi Anan do të vizitojë nesër një kamp refugjatësh siriane në Turqi, vizitë kjo e planifikuar më parë. Ndërkohë, aktivistët thanë se luftëtarët sirianë vranë të paktën gjashtë pjesëtarë të forcave të sigurisë të Presidentit Bashar al-Assad në përleshje të ashpra afër kufirit turk.

Forcat siriane kanë shkallëzuar sulmet në të gjithë vendin në përpjekje për të shtypur revoltën kundër zotit Asad.

XS
SM
MD
LG