Ginsburg varroset pranë bashkëshortit të saj në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit 

Justice Ruth Bader Ginsburg lies in state in Statuary Hall of the U.S. Capitol in Washington on Sept. 25, 2020.

Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg u varros të martën në një ceremoni private në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në Virxhinia.

Arkivoli i saj u transportua nga një truproje nderi e Ushtrisë Amerikane me ceremoni që u bëhen anëtarëve të familjeve të atyre që shërbejnë në ushtri, njoftoi CNN.

Ajo u varros pranë bashkëshortit të saj, veteranit të ushtrisë amerikane, Martin Ginsburg, i cili vdiq në 2010.

Arkivoli i gjykatëses Ginsburg u vendos për nderimet e fundit të mërkurën dhe të enjten në Gjykatën e Lartë para se të çohej në ndërtesën e kongresit amerikan të premten, duke u bërë gruaja e parë që nderohet me homazhe shtetërore në kongresin amerikan.

Lexoni edhe këtë Gjykatësja Ginsburg, e para grua që nderohet me homazhe shtetërore në Kongresin amerikan

Ajo vdiq më 18 shtator në moshën 87 vjeçare nga kanceri në pankreas, duke i dhënë fund një mandati 27-vjeçar në gjykatën më të lartë të vendit.

Më 26 shtator, Presidenti Donald Trump emëroi gjytatësen Amy Coney Barrett si anëtare të të Gjykatës së Lartë, për të plotësuar vendin e gjykatëses Ginsburg.

Lexoni edhe këtë Përplasjet politike mbi zëvendësimin e shpejtë të vendit bosh në Gjykatën e Lartë