Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i tha Zërit të Amerikës se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë në vend që të bisedojë me Serbinë
Përfaqësues serbë thanë se viti 2013 do të jetë vit historik për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Viti 2012 në Kosovë shënoi përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtarë të pavarësisë së saj të shpallur në vitin 2008
Ndërksa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon të drejtojë qeverinë e vendit, Partia Demokratike shprehet e gatshme për partneritet, por pa hequr dorë nga drejtimi i qeverisë
Bllokimi ishte në shenjë pakënaqësie për zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i tha Zërit të Amerikës se platforma e Serbisë për Kosovën, është zhurma e fundit që po bënë Beogradi.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se pa trysninë e SHBA dhe BE Serbia nuk heq dorë nga synimi që të mbajë peng Kosovën nëpërmjet veriut të saj
Bashkërenduesi i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Blerim Shala thotë se veriu i Kosovës nuk do të ketë ndonjë trajtim të veçantë.
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç i kërkoi sot shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, që në vendkalimet kufitare me Kosovën te mos paguhet dogana për mallrat që shkojnë në veri të saj deri në një marrëveshje për ndarjen e të hyrave prej tyre. Ai i bëri këto komente pas takimit me zonjën Ashton me të cilën ka diskutuar edhe për përfundimet e Bashkimit Evropian lidhur me procesin e afrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor me BE-në. Beogradi shprehet i kënaqur me procesin, ndërsa Prishtinë zyrtare edhe sot u shpreh e zhgënjyer.
Këshilli i BE-së të martën nuk dha një datë për fillimin e negociatave për përfshirjen e Kosovës në marrëveshjen e stabilizim asocimit
Në dy vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë filloi zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit.
Persona të panjohur, kanë plagosur mbrëmë me armë zjarri zëvendësshefin e Zyrës administrative të Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i tha Zërit të Amerikës se oferta e tij për bashkëqeverisje me PDK-në, është që ai të ketë postin e kryeministrit.
Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar të caktojnë zyrtarët e ndërlidhjes, që fillimisht do të punojnë në zyrat e BE-së
Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, takohen në Bruksel, për të vazhduar bisedimet e ndërmjetësuara nga BE
Bisedimet Kosovë - Serbi
Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, do të takohen të martën në Bruksel, për të vazhduar bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Teme kryesore e takimit të së martës, që është i treti me radhë, pritet të jetë zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit.
Qeveria thotë se bisedat e publikuara në Youtube, janë të falsifikuara dhe të paligjshme.
Bisedat telefonike pretendohet se janë bërë ndërmjet zyrtarëve të lartë institucionalë
Në Kosovë kanë vazhduar reagimet rreth situatës së krijuar pas publikimit të disa bisedave telefonike të cilat pretendohet se janë bërë ndërmjet zyrtarëve të lartë institucional. Qeveria thotë se bisedat që janë postuar në Youtube, janë të falsifikuara dhe joligjore, ndërsa EULEX-i pohon se materialet e bisedave u bënë publike pasi i ishin dorëzuar Gjykatës dhe Këshillit të Mbrojtjes në një proces gjyqësor. Sqarime kërkoi edhe kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi që është subjekti më i përmendur në bisedat e publikuara.
Ngarko më shumë