Policia kishte bllokuar qendrën e Shkupit në orët e pasdites, duke ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në një perimetër prej rreth një kilometri nga ndërtesa e teatrit dhe duke evakuar banorët e disa ndërtesave
Kompania që organizoi udhëtimin nuk kishte lejen e duhur për vënien në qarkullim ndërkombëtar të autobusit, i cili u përfshi në aksident
Një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut u përfshi nga flakët në orët e hershme të së martës në Bullgari. Autoritetet thanë se 46 veta humbën jetën.
Kryeministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev po përpiqet ta zgjerojë kabinetin qeveritar për të garantuar një shumicë të qëndrueshme parlamentare, pas largimit të Lëvizjes Besa nga qeveria.
Kryeministri Zoran Zaev bisedoi të premten për disa orë me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin për të shqyrtuar mundësitë e zgjerimit të shumicës parlamentare dhe të koalicionit qeveritar
Dibra është komuna e vetme në Maqedoninë e Veriut, ku raundi i dytë i zgjedhjeve u zhvillua me vonë.
Për postin e kryetarit të komunës së Dibrës garojnë Hekuran Duka i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Bekim Pocesta i Aleancës për Shqiptarët.
Opozita nuk ka mundësi të ngrejë një mocion tjetër mosbesimi pa kaluar një periudhë kohore prej tre muajsh
Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkoi ndërprerjen e seancës së parlamentit ku pritej të debatohej nisma për rrëzimin e qeverisë, meqë një deputet i Lëvizjes Besa u tërhoq.
Zoran Zaev ka ndryshuar qëndrim lidhur me dorëheqjen e parlajmëruar, teksa thotë se nuk e dorëzon atë për shkak të rrezikut të shkuarjes së vendit drejt destabilizimit.
Por, ekspertët e fushës dyshojnë në kapacitetin e kompanive për të furnizuar konsumatorët, teksa parashikojnë mungesë të energjisë elektrike dhe shtrenjtim të çmimit saj.
Një bllok i termocentralit në Manastir ndërpreu prodhimin e energjisë elektrike të hënën, një veprim që ekspertët thonë se do ta çojë vendin në një krizë enrgjitike.
Nënkryetari i VMRO-së, Aleksandar Nikollovski tha të hënën se nismën e kanë nënshkruar 61 deputetë, një shumicë e nevojshme për ta rrëzuar qeverinë.
Drejtuesi opozitar Hristijan Mickovski tha të shtunen se nëse nuk garantohet qëndrueshmëria, atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ndërkaq, Aleanca për Shqiptarët e quan shumicën e paralajmëruar një “liri për qytetarët dhe luftë kundër krimit e korrupsionit”.
VMRO-DPMNE dhe disa parti tjera opozitare thanë se kanë arritur marrëveshje për një shumicë të re parlamentare.
Partia e zotit Zaev thotë se ai është i vendosur lidhur me dorëheqjen e shpallur. Por ai nuk e ka dorëzuar atë në parlament
Disa analistët thonë se zoti Zaev do të qëndrojë në postin e kryeministrit deri në muajin dhjetor, kur pritet të mbahet konferenca ndër-qeveritare me Bashkimin Evropian.
Kryeministri Zaev dha dorëheqjen pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet lokale
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, flasin or fitoren e opozitës në shumicën e komunave.
Gara po zhvillohet për kryetarë të 44 komunave nga 81 sa janë gjithsej. Interesimi i elektoratit për të votuar kësaj radhe ishte më i lartë se sa në raundin e parë
Ngarko më shumë