Drejtori i Policisë së Kosovës në veriun e vendit, u pezullua pasi tha se policët serbë në zonë nuk do të zbatojnë vendimin për shpërndarjen e paralajmërimeve lidhur me targat e lëshuara nga Serbia.
Drejtori i Policisë së Kosovës në veriun e vendit, tha se policët serbë në zonë nuk do të zbatojnë vendimin për shpërndarjen e paralajmërimeve lidhur me targat e lëshuara nga Serbia.
Autoritetet e Kosovës filluan lëshimin e paralajmërimeve për ata që përdorin targa të makinave të lëshuara nga Serbia, duke shënuar fillimin e zbatimit shkallë-shkallë të vendimit për këtë çështje.
Vendimi i qeverisë së Kosovës për të modifikuar afatin që pritej të fillonte nga nesër, ndonëse u pa si lëshim ndaj kërkesave perëndimore për një zgjatje dhjetë muajshe të afatit nxiti shumë reagime.
Sipas qeverisë nga 1 deri më 21 nëntor fillon masa e qortimit. Më pas deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes dhe nga 21 janari do të përdoren targat provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill nuk do të lejohen targa tjera në Kosovë.
Perëndimi i ka shtuar përpjekjet për të shmangur përplasjet në rajon në një periudhë zhvillimesh të ndjeshme politike në Evropë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
Rajoni juaj është i vetmi rajon në Evropë që ende bart potencial shpërthyes për shkak të historisë dhe arsyeve tjera, tha zoti Ischinger.
Në vizitën e sotme që është e dyta brenda nëntë ditësh në Prishtinë, zoti Lajçak tha se po provon të jap zgjidhje për çështjen targave të makinave që do të shmangte çdo mundësi të tensionimit të situatës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se nisma franko-gjermane synon përshpejtimin e dialogut me Serbinë dhe askush nuk ka kërkuar nga Kosova që të heq dorë nga njohja e ndërsjellë.
Drejtoresha ekzekutive e Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit, Alice Albright tha të martën se qasja në burime të besueshme të energjisë është pjesë thelbësore e zbutjes së varfërisë dhe rritjes ekonomike.
Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, disa ditë pas vizitës në Kosovë.
I dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të enjten se Kosova dhe Serbia duhet të shfrytëzojnë aleancën e fuqishme të BE-së me Shtetet e Bashkuara.
Komandanti i Forcave të NATO-s me seli në Napoli, admirali amerikan, Stuart B. Munsch tha të hënën se forcat e KFOR-it do të vazhdojnë të mbështesin sigurinë, paqen dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë
Zyrtarë të lartë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, thanë sot se ndarjet etnike dhe mosmarrëveshjet në Ballkanin Perëndimor e pengojnë integrimin e tyre euroatlantik
Ministri i Financave Hekuran Murati tha se pagesa është bërë në formë të paradhënies për orët mësimore të humbura gjatë muajit shtator
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi konfirmoi të enjten për Zërin e Amerikës se ka dhënë dorëheqjen nga ky post, por nuk dha më shumë hollësi
Sindikatat thonë se se veprimet e qeverisë janë kërcënuese dhe synojnë ndëshkimin e sindikatës së arsimit
Qindra mijëra nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës filluan sot vitin e ri shkollor me një muaj vonesë.
Një raport i Fondacionit për Ballkanin e Gjelbër i vlerëson të vonuara veprimet e ndërmarra nga qeveria e Kosovës për zbutjen e situatës me krizën energjetike.
Sindikata e bashkuar e arsimit u ka propozuar mësimdhënësve që ndodhen në grevë që nga 25 gushti, ta pezullojnë atë nga data 3 tetor deri në muajin janar të vitit të ardhshëm për t’i dhënë hapësirë gjetjes së një zgjidhjeje me qeverinë për përmbushjen e kërkesave të tyre.
Ngarko më shumë