Sipas planit strategjik të komunikimit për sistemin gjyqësor, për herë të parë në Shqipëri funksionojnë 16 gjyqtarë për median, të cilët shërbejnë si urë komunikimi mes gjykatës, qytetarëve, shoqërisë civile dhe mediave.
Drejtuesit e komuniteteve fetare të Shqipërisë përcollën nga Shkodra mesazhe bashkimi dhe tolerance për qytetarët dhe për politikën në Shqipëri dhe Kosovë.
Studimi mbi situatën e ndotjes kimike në Liqenin e Shkodrës, më i madhi në Ballkan, është realizuar nga Qendra e Kërkimeve Ekotoksikologjike në Podgoricë në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe shoqatën Green Centre Albania.
Ministrja Krifca mohoi zërat se një sasi e prodhimeve bujqësore të stinës po kthehet mbrapsht nga tregjet perëndimore për shkak të sasisë së kimikateve të përdorura.
Frank Shkreli gjatë gjithë veprimtarisë së tij në Amerikë, e ka dëshmuar veten si mbrojtës i lirisë së fjalës dhe shtypit, i të drejtave të njeriut dhe si avokat i çështjes shqiptare.
Intervistë me Amanda Roberson, zv. Shefe e Zyrës për Marrëdhëniet me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë
Duke folur në ceremoninë e organizuar në ish burgun e Spaçit, Presidenti Bajram Begaj tha se ngjarje të tilla dëshmojnë për qëndresën e popullit ndaj diktaturës komuniste.
Socialistët arritën të fitojnë për herë të parë, në 32 vitet e pluralizmit politik, drejtimin e Bashkisë së Shkodrës, bashki kjo e cilësuar nga demokratët si bastion i tyre.
Si një nga drejtuesit e shoqatës së ish të përndjekurve politikë, Filip Guraziu thotë se, pas 32 vitesh tashmë ka rënë ndjeshëm interesimi për këtë shtresë të shoqërisë shqiptare.
Në Shqipëri, ekspertët paralajmërojnë se varësia nga interneti dhe rrjetet sociale po sjell pasoja për shëndetin mendor, rritjen e kriminalitetit dhe bullizimit, kryesisht mes të rinjve që janë edhe përdoruesit më të shumta të rrjeteve sociale.
Zoti Nikulaj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj.
Imzot Massafra kujtoi vizitën, 9 vite më parë, të Papa Françeskut në Shqipëri, i cili tha se nuk mund të lejojmë asgjë dhe askënd që të na rrëmbejë shpresën.
Në Shqipëri, Union për Integrimin e ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politike e ka shpallur këtë vit si vitin e kujtesës kombëtare, në përkujtim të 50 vjetorit të revoltës antikomuniste të të burgosurve të burgut famëkeq te Spaçit.
Pritshmëritë e Uashingtonit, tha ambasadorja Kim, janë që Shqipëria do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare.
Arsimi profesional ende nuk po i përgjigjet kërkesave në rritje të tregut të punës, sidomos në sektorët e turizmit dhe ndërtimit, ku edhe ritmet e zhvillimit dhe kërkesat për fuqi punëtore të kualifikuar, janë më të shumta.
Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha të ejten në Shkodër se marrëveshja e arritur fundjavën e kaluar në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, është pjesë e përpjekjeve për bashkëpunimin e nevojshëm mes dy vendeve.
Të dhënat zyrtare flasin për përfshirjen e rreth 1600 të miturve në vepra penale, kyesisht ne vjedhje. Krimet e të mirutve zënë 5 përqind të të gjithë veprave penale
Shqipëria e ka mbështetur prodhimin e energjisë nga hidrocentralet, kryesisht ata që gjenden në kaskadën e Drinit, ç’ka do të thotë se siguria e prodhimit të energjisë është e varur nga reshjet dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike.
Në shumë qytete të Shqipërisë hapsirat publike po zvoglohen me shpejtësi për shkak të ndërtimeve të shumta që përkeqësojnë cilësinë e jetesës së qytetareve dhe dëmtojnë mjedisin natyror.
Fatbardha Saraçi-Mulleti, është një nga gratë e shumta që gjatë periudhës së regjimit komunist përjetuan vuajtje në burgjet dhe kampet e internimit. Pas vitit 1992 ajo j’u përkushtua mbledhjes së dëshmive të krimeve të komunizmit, kryesisht ndaj vajzave dhe grave, duke publikuar 6 libra.
Ngarko më shumë