TV Schedule
Ditari- NATO shënon 75 vjetorin e saj mes shqetësimeve për sigurinë e Evropës
NATO-ja shënoi sot 75-vjetorin e themelimit ndërsa ministrat e vendeve anëtare premtuan se do të jenë në krah të Kievit që prej 2 vitesh përballet me agresionin rus. Lufta në Ukrainë po e vë në provë unitetin e aleancës, por edhe po konfirmon rolin e saj si garantuese e sigurisë, siç dëshmon anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë. Në Shqipëri, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u shpreh sot i shqetësuar për numrin e ulët të referimit nga ana e institucioneve të rasteve të dyshuara për korrupsion, me vetëm 12 të tilla gjatë vitit të kaluar. Gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurisë ai tha se vlera e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara gjatë 2023 arrin në 41 milionë euro. Në Bruksel, takimi mes kryenegociatorëve të Prishtinës e Boeogradit lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë përfundoi pa ndonjë përparim, ndërsa palët patën sërish dallime mes tyre.