TV Schedule
Ditari - Presidenti Biden, fjalim optimist për gjendjen e vendit
Presidenti amerikan Joe Biden mbajti të martën në mbrëmje fjalimin e tij të dytë për gjendjen e vendit ku përcolli një mesazh optimizmi për të ardhmen dhe i mëshoi rëndësisë për bashkim. Ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill, ka ripësëritur kërkesën drejtuar Prishtinës për krijimin sa më shpejt të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Zëri i Amerikës bisedoi mbi këtë çështje me banorët e Mitrovicës. Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka çuar për gjykim rastin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për shpërthimin e ndodhur në Gërdec 15 vite më parë, ndërsa bëri të ditur se ka rregjistruar një tjetër çështje penale, me dyshimet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” në rastin e procedurave të ndjekura në atë kohë nga Ministria e Mbrojtjes për shitjen e municioneve dy kompanive të huaja.