TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Borrell: Pres një takim të nivelit të lartë Kosovë–Serbi brenda disa javësh
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të enjten se pret të organizojë së shpejti një takim të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre sipas propozimit evropian, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara. Në Shqipëri, tensionet e reja politike, që rishfaqen periodikisht mes partive, vlerësohen nga analistët si rezultat i mosreformimit të tyre. Studiuesit thonë se partitë janë jotransparente, me struktura fiktive dhe të vjetëruara. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se disa udhëheqës të bllokut evropian kanë shprehur gatishmërinë që t’i japin Kievit avionë luftarakë.