Lidhje

Presidentin Bush e pret një program intensiv në Evropë javën e ardhshme


Presidenti Bush ka një program intensiv për udhëtimin e tij në Evropë javën e ardhshme, ku do të përfshihen edhe bisedime të planifikuara për një numër çështjesh që kanë lidhje me Lindjen e Mesme.

Në fjalën e tij të përjavshme në radio, zoti Bush tha se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë të njëjtat synime për ta ndihmuar dhe rindërtuar Irakun, për përhapjen e demokracisë në mbarë botën dhe për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.
Gjatë një interviste me gazetarë evropianë dje në Shtëpinë e Bardhë, zoti Bush tha se mosmarrëveshjet e kaluara të Shteteve të Bashkuara me aleatët evropianë mbi luftën e Irakut nuk i dobësojnë vlerat e tyre të përbashkëta.

Presidenti tha se synon të diskutojë mbi shqetësimet për paqen në gjithë Lindjen e Mesme, programin bërthamor të Iranit dhe mjedisin gjatë tri ditëve të bisedimeve me udhëheqësit Evropianë në Bruksel, që do të jetë ndalesa e tij parë gjatë udhëtimit evropian.

Presidenti Bush do të vizitojë gjithashtu Gjermaninë për bisedime me kancelarin gjerman Gerhard Schroeder, si dhe do të zhvillojë një takim me Presidentin rus Vladimir Putin të enjten në Bratislavë të Sllovakisë.

Sot, një ditë para udhëtimit të tij në Evropë, Presidenti Bush tha në fjalimin e tij të përjavshëm në radio se shpreson t’i forcojë lidhjet trans-Atlantike, që u tensionuan lidhur me luftën në Irak.

Por megjithë mosmarrëveshjet, tha ai, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë interesa të përbashkëta, kur është fjala për luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet për paqen.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti Bush tha sot se nëpërmjet të bashkëpunimit, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa mund ta bëjnë botën më të sigurtë.

“Udhëheqësit e të dyja anëve të Atlantikut e kuptojnë se shpresat për paqen në botë varen nga uniteti i vazhdueshëm midis vendeve të lira. Ne nuk do ta pranonim një karikaturë të rreme, e cila e do ta ndante botën Perëndimore në një Amerikë ideale dhe në një Evropë cinike. Amerika dhe Evropa janë shtyllat bazë të botës së lirë. Ne kemi të njëjtin besim tek liria dhe të drejtat e çdo individi, ne po bashkëpunojmë në mbarë botën për ta çuar përpara interersin tonë të përbashkët dhe vlerat e përbashkëta”.

Presidenti pranoi se ka mosmarrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Por pavarësisht nga kjo, tha Presidenti, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara mund të bashkëpunojnë për çështje të interesi ttë përbashkët.

“Edhe miqtë më të ngushtë nuk bien dakord për gjithshka. Por në fillim të shekullit të 21-të, vlerat më të thella dhe interesat e Amerikës dhe Evropës janë të njëta: mundja e terrorizmit, eliminimi i vrafërisë, zgjerimi i tregëtisë dhe përpjekjet për paqen”.

Mes çështjeve kryesore që do të bisedojë Presidenti me udhëheqësit evropianë, janë Iraku, Irani dhe procesi i paqes në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara presin me padurim që Evropa të luajë një rol më të madh në Irak.

XS
SM
MD
LG