Lidhje

Protesta në Tampa, ndërsa zhvillohet kuvendi republikan


Protesters Converge on Tampa for Republican Convention
Protesters Converge on Tampa for Republican Convention
Më shumë se 3 vjet që prej zhytjes së ekonomisë amerikane në recesion të thellë, protestuesit përjashta Kuvendit Kombëtar të Partisë Republikane e vënë theksin tek ajo që ata e quajnë krizë e vazhdueshme e papunësisë dhe të pastrehëve. Ndërsa delegatët përgatiten të emërojnë Mitt Romney-in në kuvendin 3-ditor në Tampa të Floridas, demonstruesit kanë ngritur tenda në mes të shiut të madh dhe stuhisë tropikale Isaac.

Deri tani, protestuesit, që marshojnë në qendër të Tampas nëpër rrugët kryesisht të braktisura, janë shumë më të paktë se sa forcat policore dhe gazetarët. Policia u ka thënë protestuesve që të mos mbulojnë fytyrën dhe të mos angazhohen në sjellje kërcënuese. Megjithëse në përgjithësi çdo gjë ka qenë paqësore, disa protestues vënë helmeta dhe maska.

“Helmetat dhe maskat i vëmë për t’u vetëmbrojtur dhe për asnjë arsye tjetër, që të mos vihemi në shënjestër”.

Ata kanë ardhur nga gjithë vendi dhe qëndrojnë në parqe dhe hapësira të marra me qira, që ata i quajnë “Romneyville” ose “qyteza Romney”. Ky emër aludon për kampet e të pastrehëve, të quajtura “Hoovervilles”, gjatë Depresionit të Madh, në emër të presidentit të atëhershëm, Herbert Hoover. Organizatori i kampeve, Bruce Wright thotë se emri është i përshtatshëm, duke pasur parasysh papunësinë e lartë dhe numrin e të pastrehëve në zonën e Tampas.

“Kriza e humbjes së shtëpive si rezultat i mospërballimit të pagesave vazhdon. Njerëzit në këto kampe janë të pastrehë, ish të pastrehë, të varfër, të papunë dhe aktivistë të ndryshëm”.

Banorët e kampeve janë përpjekur të ndihmojnë banorët në vështirësi si Thomas Diehl dhe mikeshen e tij, Michelle Kelly.

“Ata po na ndihmojnë të marrin triska ushqimesh, ndihmë mjeksore për ne të dy dhe gjëra të kësaj natyre”.

Ndërsa shumë prej tyre thonë se kanë ardhur këtu për të protestuar kundër politikave të Partisë Republikane, vetëm pak prej tyre shprehin pakënaqësi me vetë procesin politik në përgjithësi. Alex Ramos është kritik ndaj Presidentit Barack Obama si dhe ndaj Mitt Romney-it.

“Ai bëri shumë premtime dhe nuk i ka mbajtur ato. Presidenti premtoi se do të kthente në atdhe trupat, përkundrazi ai dislokoi edhe rreth 30 mijë trupa të tjerë jashtë vendit. Ai miratoi ndërhyrjen e NATO-s për shkatërrimin e Libisë”.

Shumë njerëz këtu thonë se politika kontrollohet nga korporatat e mëdha dhe donatorët e pasur.
"Ne jemi po aq kritikë edhe ndaj presidentit Obama, ne nuk mbajmë anën e asnjë partie politike. Ne jemi të angazhuar në parimin e drejtësisë për të gjithë. Të dyja partitë kontrollohen nga paratë e forcave të fuqishme".
Protestuesit mund të kenë fare pak mundësi që të dëgjohen nga delegatët e kuvendit. Në një zonë të gjerë përreth qendrës së Kuvendit janë marrë masa të forta sigurie, ndërkohë që policia patrullon zonën bregdetare aty pranë. Megjithë masat e sigurisë dhe shirat e rrëmbyer nga stuhia Isaac, protestuesit thonë se synojnë të qëndrojnë atje gjatë gjithë javës për të paraqitur pikpamjet e tyre rreth aspekteve negative të vendit.
XS
SM
MD
LG