Lidhje

Siri, vazhdojnë luftimet


Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se luftimet zgjatën për orë të tëra në provincën veriperëndimore Latakia

Nga zhvillimet sot në Siri, aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se janë vrarë të paktën 53 vetë gjatë luftimeve.

Organizata me bazë në Britani Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha sot se “Siria rrezikon të bëhet Somalia, ose Afganistani i ri”. Dhuna sot ndodh ndërsa Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar tha se po përgatitet të avkuojë të plagosurit dhe civilët e bllokuar në qytetin Homs, dhe se të dyja palët kanë rënë dakord paraprakisht t’i japin fund luftimeve, për ta lejuar Kryqin e Kuq të evakuojë njerëzit dhe të sjellë ilaçe dhe pajisjet e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, kreu i misionit të Kombeve të Bashkuara për monitorim në Siri tha në Këshillin e Sigurimit se misioni i tij është i përkushtuar të qëndrojë në vendin e shkatërruar nga luftimet. Gjeneral Majori Robert Mood, tha dje se vuajtjet e popullit sirian po përkeqësohen dhe se pyetjet në lidhje me anulimin e misionit ishin të parakohshme.
XS
SM
MD
LG