E martë, 03 mars, 2015

Lajme / Ballkani

Clinton në Tiranë, thirrje për zgjedhje të lira

Sekretarja amerikane fjalim në parlamentin shqiptar: “Duhet luftë ndaj korrupsionit. Klasa politike të kapërcejë interesat partiake e të bashkëpunojë”

x
Në Shqipëri sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Clinton bëri sot thirrje që vendi të luftojë me vendosmëri korrupsionin, të garantojë zgjedhje të lira e të drejta, të forcojë shtetin ligjor dhe që forcat politike të bashkëpunojnë ngushtë me njëra tjetrën. Këto komente ajo I bëri gjatë fjalës së saj në parlament, ndërsa rikonformoi edhe një herë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë. Vizita e saj sot në u vlerësua si një moment historik në kuadër edhe të kremtimeve të 100  vjetorit të pavarësisë së vendit
 
Avioni i sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton,  e katërta kryediplomate amerikane që viziton Tiranën që pas rënies së komunizmit, u ul në aeroportin Nënë Tereza pak pas orës 10.30. Pas ceremonialit të shkurtër ajo do të niste menjëherë takimet e ngjeshura që e prisnin gjatë katër orëve qëndrimi në kryeqytetin shqiptar. Bisedimet me presidentin Bujar Nishani, me kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozitës Edi Rama. Ndërsa momenti më i rëndësishëm ishte fjala e saj në parlamentin shqiptar, e ndërprerë shpesh nga duartrokitjet e deputetëve. Një fjalë ku ndërthurreshin ndjenjat e forta të miqësisë mes dy vendeve dhe identifikimi i sfidave që vendi ka përpara dhe mënyrën për t’i kapërcyer ato.

Sekretarja amerikane e shtetit vuri gishtin me problemet e vjetra që vazhdojnë të pengojne përparimin e shpejtë të vendit. Ajo vuri një theks të vecantë te zgjedhjet të cilat kanë qenë burim I vazhdueshëm konfliktesh:  “Ju lutem, punoni për të garantuar që zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira dhe të drejta dhe do të konsiderohen të tilla nga e gjithë bota. Kjo është me rëndësi parësore në mënyrë që populli i Shqipërisë të ketë besim tek rezultatet dhe besim tek ju si udhëheqësit e tyre. Ky është gjithashtu një sinjal i rëndësishëm për BE-në se politika në Shqipëri mund të funksionojë pa probleme dhe strese”.
 
Por që politika të funksionojë si e tillë nevojitet bashkëpunimi mes palëve. Historia e vjetër dhe e re e demokracisë shqiptare ka treguar se sa i vështirë është ky bashkëpunim:  "Për lulëzimin e demokracisë udhëheqësit duhet të krijojnë një kulturë bashkëpunimi që qëndron mbi interesat politike . shpresoj që dhe ju do të gjeni rrugën tuaj për një bashkëpunim të sinqertë e të vazhdueshëm. Lini mënjanë diferencat politike. Mund të besoni se ju jeni më I mirë se tjetri. Kjo është pjesë e politikës. Por në fund vënia e interesave politike dhe partiake pas atyre kombëatre është ajo që udhëheqësit demokrat duhet të bëjnë", u shpreh sekretarja amerikane e Shtetit.
 
Zonja Clinton u ndal gjatë edhe në luftën ndaj korrupsionit, një fenomen për shtrirjen e madhe të të cilit Shqipëria kritikohet thuajse në të gjithë raportet ndërkombëtare. Dhe për këtë ajo kërkoi sërish bashkëpunimin mes forcave politike.Ju bëj thirrje të trajtoni problemin që rëndon mbi shumë demokraci të ditëve tona, korrupsionin. Kjo është një betejë që çdo vend duhet ta zhvillojë dhe ta fitojë, pasi korrupsioni është një kancer që gërryen shoqërinë, shterron burimet, bllokon rritjen ekonomike, mbron udhëheqësit e paaftë dhe të pamoralshëm dhe ndoshta efekti më negativ është krijimi i një kulture të mosndëshkimit të shkeljeve që u mpak njerëzve vullnetin për të përmirësuar jetët dhe komunitetet e tyre. Ky problem nuk ka një zgjidhje të thjeshtë, është po aq i lashtë sa vetë natyra njerëzore. Jam e bindur se po të kishte një përgjigje të lehtë, bota do ta kishte zgjidhur prej kohësh. Çrrënjosja e korrupsionit kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe një angazhim të përbashkët, pavarësisht nga përkatësia partiake, pavarësisht nga mospajtimet mes jush, u bëj thirrje të gjithë udhëheqësve shqiptarë të angazhojnë vullnetin politik për të punuar së bashku, për t’iu kundërvënë këtij kërcënimi ndaj pavarësisë suaj”. 
 
Sekretarja amerikane vecoi në mesazhet e saj edhe rëndësinë e Shtetit të së drejtës."Konsolidimi i demokracisë kërkon më tepër se thjesht zhvillimin e zgjedhjeve; kërkon shtetin ligjor, kërkon institucione të forta, përfshirë një gjyqësor efektiv dhe të paanshëm; kërkon një qeverisje të hapur në mënyrë që qytetarët të na mbajnë ne, udhëheqësit - përgjegjës. Vlera të tilla i mundësojnë demokracisë të japë rezultate konkrete për popullin dhe kur këto vlera shtrembërohen, duhet të ketë kërkesë llogarie”.
 
Vizita e zonjës Clinton përbën një etapë mjaft të rëndësishme në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe shteteve të Bashkuara, marrëdhënie që janë forcuar falë një angazhimi shumë të fortë amerikanë vecanërisht në momente kyce të histirisë së kombit shqiptar. Dhe zonja Clinton premtoi se kjo mbështetje do të vazhdojë të jetë e tillë: "SHBA kanë qëndruar me ju në 100 vitet e para të pavarësisë dhe do të qëndrojnë edhe për 100 vitet e tjera të ardhshme dhe 100 vjet e 100 vjet të tjera më pas"
 
Vizita e saj u vlerësua si historike nga autoritetet shqiptare. Kryeministri Berisha e vlerësoi si xhevahirin më të cmuar në festimet për 100 vjetorin e pavarësisë së vendit. Presidenti Nishani I akordoi asaj Urdhërin e Flamurit, një nga vlerësimet më të larta të Shtetit shqiptar.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: rrok koleci nga: goraj
07.11.2012 00:06
Ded GjonLuli shkroi nje leter kralit shkodres ja ka cua se Shqipnia nuk don tjeter vech don vetin me sundua ? ishadha vjen dita qe dhe shqiptaret munden me sundua vetin me ndihmen e miqeve Amerikan , por e larget duket kjo dite ? ala qeveria Komuniste serbo turke qeverise vendin?


nga: Anonim
02.11.2012 20:08
ZONJA HILLARI KLINTON THA DUHEN ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME,POR PER 20 VJET DEMOKRACI NUK JANE BERE ZGJEDHJE TE LIRA POR VJEDHJE VOTA DUKE PERDORUR STRUKTURAT E KRIMIT TE ORGANIZUARE..POZITA DHE OPOZITA NUK KANE BESIM PER NJERA TJETREN ,ATEHERE DUHET NJE QEVERI TEKNIKE PER TE BERE ZGJEDHJET E VITIT 2013..VEPRO TANI..


nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
02.11.2012 10:06
Ndaj themi se Zoti e ka bekuar Ameriken! Miq te tille kurre populli shqiptar nuk ka pasur ne shekuj,por vetem zhvates e perfitues..!
Udheheqesit e partive tona duhet te nxjerrin nje perfundim: Vetem zgjedhje te lira e te ndershme,lufte te vertete ndaj korrupsionit,te vene interesin e vendit mbi ate te tyre dhe partive te tyre..! Jeta eshte e shkurter-le te lene shenje per mire ne historine e kombit shqiptar,sic kane lene rilindasit tane..! Edhe shqiptaret presin arritje,mbeshtetur edhe nga porosite e nje mikeshe te madhe te shqiptareve-zonjes Klinton,qe ashtu si i shoqi Bill Klinton,kane e do kene vend ne historine e ketij kombi.
Respekt perjete miqve te sinqerte amerikane.! Ing.Ahmeti


nga: ILiri nga: USA
02.11.2012 02:55
Shumica e shqiptareve nje gje bisedojne midis tyre,do i vjedhi prape Saliu votat kot qe votojme.Vizita e zonjes Klinton ne Shqiperi dhe sidomos mesazhi qe ajo percolli ne parlamentin shqiptar na mbushin me shprese se me ne fund vjedhsi i votave do ndalet dhe ne 2013-en do vendoset nje qeveri e dale nga vota e lire.


nga: Ollga nga: Canada
02.11.2012 02:47
Kam shkruar gjithmon kunder DASHI-it qe ka mbeshtetur nje autokrat deri ne krim si Sali Berisha,por me mesazhet qe percolli ne parlamentin shqiptar Z.Klinton me bindi se qeveria amerikane kuptoj se broblemi i zgjedhjeve ne Shqiperi eshte i perhershmi Sali Berisha. Jam plot shpres se ne 2013-en do behet nje rotacoin pushteti si ne te gjithe vendet demokratike.


nga: favenido
02.11.2012 02:21
Esht bere motode stndarte dhenja e intervistave

Rasti konkret nuk len dyshime
Pse Honorable Hillari Clinton perfaqson ShBa.
Shtetin me te fuqishme ne bote
Celsin e ekonomise dhe politike boterore e ka Amerika.
Me cilin do jepte interviste
Pretendimet jane
Kryetarja e Parlamentit
Presidenti
Kryeministri
Minitri Jashtem.
Por ballanca e ministrit jashtem me sekretaren e shtetit anon nga njeshi.
Prandaj me mire zgjodhi me fole ne Parlamnet
Ska asgje te keqe.
Ne kemi nje te keqe qe ushtri nuk kemi te gjith jemi kapitena.
demokracia ska shume katitena
Ata i caktobn Partia qe fiton.
te rjeret duhet nenshtrohen shumicen
te rrine ne opozite te bejne vretje,proklamata demonstrata paqesore
por jane gjithnje ne opozoite
Ne sapo mbarojn zgjedhje themi do ta permbysin Qeverine
Keshru nuk ndertohet shteti
Sertaria e shtetit ka kapur pikat me te dobta ,por nuk esht se kto i ka vetem shqiperia
ato duhet luftohen
Dretsia duhet te jete e pavarune
Ajo lufton gjith te metat


nga: Vasel Malaj nga: SHBA
02.11.2012 00:38
Sekretarja e shtetit te SHBA Zonja Klinton e kreu me se miri misionin e saje si perfaqesuese e nje vendi qe perfaqson Modelin e Demokracise Boterore dhe te nje miku te madh te popullit SHqiptare siç jane SHBA.Porosite e vlefeshme qe ajo la gjate fjales se mbajtur ne Parlamentin SHqiptare si dhe mos dalja ne konference per shtyp ne krah te nje njeriu qe nuk perfaqeson Demokracine, por Diktaturen jane sinjale te qarta per Qeverine SHqiptare, qe SHBA jane perkrahes te Demokracise se vertete dhe nuk pranojne tju japin kredibilitet Politike Mafiozo-Komunisteve ne Pushtet dhe Opozite. Porosite e Sekretares se Shtetit te SHBA Zonjes Klinton pershtaten me situaten reale qe po ballafaqohet SHqiperia ne kete tranzicion aq te gjate ku aktoret kryesore jane Komunistet dhe Mafia e tyre.


nga: Flamur Collaku nga: Tirane, Shqiperi
01.11.2012 22:26
Vërtetë vizite historike. Patëm fatin ta ndjekim fjalën në parlament. Atmosfera e ngrohtë pavarësisht nga koha me shi. Një mike e madhe në foltoren e parlamentit. Nga mënyra e qëndrimit dhe të mbajtjes së fjalës mesazhi me një afinitet dhe herë dukej si shqiptare. Fjala e saj brilante, fjalë prej miku. Kuptohet respekti i lartë nga autoritetet tona. Mesazhi i fjalës duhet të zbërthehet nga aktoret e politikes shqiptare. Mendoj se kur porosisin për luftën kundër korrupsionit ato janë konkret dhe jo vetëm teorik. Duhet angazhim nga politika shqiptare dhe jo të heshtin. Porosia tjetër ishte për zgjedhjet. Duhet angazhim nga të gjithë palët. Krahasimi me rastin e saj në lidhje me Presidentin Obama, ishte kuptimplotë. Për çështjet madhore duhet të konsensus.


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
01.11.2012 20:57
Kete kerkon qytetari shqiptar: zgjedhje te lira e te ndershme, drejtesi para ligjit, lufte kunder krimit e korrupsionit. Kete beri te qarte Sekretarja e Shtetit Amerikan Hillari Klinton. Por as politika dhe as qeveria nuk e kane ndermend te bejne ate qe kerkojne qytetaret dhe as ate qe sugjeron Amerika. Shqiperia sot eshte pre e dinastive. Duhet bere te gjitha perpjekjet per te shmangur pushtetin e epokes kur sundonin bajraktaret, dinastite dhe diktaturat

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
02.03.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

Akuzat e Doshit, shpërthejnë polemikat

Deputeti i përjashtuar nga PS: Personi i paguar nga Meta për vrasjen tim ju rrëfye ministrit të Brendshëm. Braho: Doshi na tha se donin ta vrisnin njerëz të afërt me zotin Berisha. Kryetari i opozitës Basha: Meta të japë dorëheqjen
Më tepër

Kosovë: Dënohen sulmet ndaj gazetarit Berat Buzhala

Në Kosovë janë shënuar reagime në shkallë të gjerë ndaj fyerjeve që i janë bërë gazetarit të “Gazetës Express” Berat Buzhala, pas një serie shkrimesh ndaj një kompanie private
Më tepër

Adoleshentet britanike shfaqen në Turqi

Tre adoleshente britanike që dyshohet se udhëtuan drejt Sirisë për t'ju bashkuar grupit terrorist 'Shteti Islamik" shfaqen në një video përgjimi në Turqi
Më tepër

Tom Doshi përjashtohet nga grupi i PS-së

Vendimi pas akuzave që deputeti bëri javën e shkuar. Kryeministri Rama: Eshtë i lirë t’i provojë para drejtësisë. Doshi: Meta ka paguar për vrasjen time dhe deputetit demokrat Mhill Fufi
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • The beautiful tones of the morning sunrise over lower Manhattan as reflected in the icy waters of the Hudson river made waiting outside in the frosty 7° C air all worth it! (Photo taken by Daniel Leavey of Jersey City in New Jersey on Feb. 21, 2015)
  • Iraqi government forces and allied militias fire weaponry from a position in the northern part of Diyala province, bordering Salaheddin province, as they take part in an assault to retake the city of Tikrit from jihadists of the Islamic State (IS) group.
  • Student protesters shout inside a monastery compound after police surrounded the monastery apparently to prevent them from proceeding with a protest march against an academic law to Yangon from Letpadan, north of Yangon, Myanmar, to protest against an academic law.
  • Performers spray molten iron against a concrete wall to celebrate the upcoming Lantern Festival in Nuanquan town of Yuxian County, Hebei province, China, March 1, 2015.
  • A woman holds a sign reading "I am not afraid" during a march in Moscow, Russia, in memory of opposition leader Boris Nemtsov who was shot and killed near the Kremlin on Feb. 27, 2015. (Photo taken by Vladimir Zablitsky from Moscow on March 1, 2015)
  • A harbor light on Lake Michiganis at the 31st Street Harbor in Chicago, Illinois, is covered by snow and ice, March 1, 2015.
  • A woman looks at Hina dolls and thousands of hanging decorations marking Girls' Day at a hotel in Tokyo, Japan. March 3 is celebrated as Girls' Day to pray for the vigorous growth of girls in the family.
  • Expedition 42 Flight Engineer Terry Virts and Commander Barry "Butch" Wilmore venture outside the International Space Station for their third spacewalk in eight days. Virts and Wilmore completed installing 400 feet of cable and several antennas associated with the Common Communications for Visiting Vehicles system known as C2V2.
  • A farmer pulls an old fishing net over a rice field to protect it from birds in Cilacap, Central Java, Indonesia.
  • A participant in the Chicago Polar Plunge is engulfed by the partially frozen waters of Lake Michigan in Chicago, Illinois, March 1, 2015.
  • A man shields himself from women playfully beating him with sticks as part of Holi celebrations at Gokul village in Mathura district in the northern Indian state of Uttar Pradesh.
  • Children react with their faces covered in cream from a 450-meter-long cake that was prepared as part of celebrations to mark the 450th anniversary of the city of Rio de Janeiro, Brazil, March 1, 2015.
  • An American Robin perches on a tree branch enjoying snowflakes in freezing weather in Virginia, Feb. 26, 2015. (Diaa Bekheet/VOA)
  • A woman uses Samsung Gear vr during the Mobile World Congress, the world's largest mobile phone trade show in Barcelona, Spain, Monday, March 2, 2015. (AP Photo/Manu Fernandez)
  • Grumpy Cat attends the World Premiere of Cinderella in Los AngelesMarch 1, 2015.

Interaktive