Në Kosovë, koalicioni i udhëhequr nga Ramush Haradinaj është duke bërë përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për të formuar qeverinë. Një ditë pas refuzimit të lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit të udhëhequr nga Lidhja Demokratike, zoti Haradinaj u takua me përfaqësues të pakicave jo serbe, ndërsa zyrtarë të partisë së tij thanë se do të shqyrtojnë mundësitë që të merren vesh me një numër deputetësh të këtyre dy subjekteve nëse vazhdojnë refuzimet për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Facebook Forum