Lidhje

Shkup, shënohet 16 vjetori i sulmeve të 11 shtatorit 2001


Ambasada amerikane në Shkup përmes një aktiviteti të grumbullimit të gjakut nga dhurues të shumtë dhe veshjeve e ushqimeve përkujton sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Ambasadori amerikan foli për viktimat dhe sakrificat që u bënë para 16 vjetësh dhe për rëndësinë e kësaj date për shoqërinë amerikane. Ambasadori Baily tha se fryma e vullnetarëve që edhe këto ditë po vërehet në zonat e prekura të SHBA nga uraganet vihet re edhe sot këtu në Maqedoni me donacionet e gjakut, veshjeve dhe ushqimeve.

Shkup, shënohet 16 vjetori i sulmeve të 11 shtatorit 2001
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

“Mënyra më e mire për t’i përkujtuar viktimat është ndihma për ata të cilët kanë nevojë”, tha ambasadori Jess Baily.

“Kemi vullnetarët e njësisë zjarrfikëse nga Çairi të cilët e dinë shumë mirë rrezikun e përjetuar nga zjarrfikësit më 11 shtator”, shtoi ambasadori.

Vetë ambasadori Baily ishte një nga dhuruesit e gjakut; poashtu ministra, deputetë, e drejtues institucionesh.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë, Sait Saiti u shpreh se “me aksionin e sotëm të dhurimit të gjakut dhe ndihmave artikulohen dallimet dhe ato shndërrohen në efekte humanitare”.

Drejtori i Institutit të Transfuziologjisë tha se kur kishte vizituar vendin e kullave binjake në Nju Jork që njihet si Ground Zero, kishte ndjerë dhimbjen e vizitorëve “por dhe krenarinë dhe dëshirën për luftë të sinqertë për demokraci”.

Gjaku merret nga Instituti i Transfuziologjisë në Shkup dhe përdoret për nevojat e pacientëve në Maqedoni, si dhe veshmbathjet e grumbulluara me këtë rast, shpërndahen nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë për njerëzit në nevojë. Ky është viti i nëntë që ky lloj aktiviteti organizohet në hapsirat e ambasadës amerikane në Shkup, ndërkohë që aktiviteti është mbajtur edhe nëpër këndet amerikane në disa qytete të Maqedonisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG