Vëzhguesit e Bashkimit Evropian thanë të martën se zgjedhjet e së dielës në Kosovë ishin kryesisht të qeta dhe u zhvilluan në mënyrë të rregullt. Mbi 12 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtarë ndoqën raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin komunal, ndërsa tashmë partitë politike janë duke pritur numërimin e votave me kusht, të cilat mund të ushtrojnë ndikim në rezultatet përfundimtare sidomos në Prishtinë dhe Prizren.
Facebook Forum