Lidhje

Filmi "Hostiles"


Filmi uestern “Hostiles” i regjisorit Scott Cooper, trajton temën e pajtimit midis të bardhëve dhe amerikanëve vendas në fund të shekullit të 19-të. Penelope Poulou e Zërit të Amerikës foli me aktorin Wes Studi për rolin e tij në film dhe mesazhin e filmit në Amerikën e sotme. Filmi nisi të shfaqet më 26 janar.

Pas vitesh luftimesh të egra midis të bardhëve dhe amerikanëve vendës, kapiteni Joseph Blocker u urdhërua të shoqëronte armikun e tij për kokë kreun e fisit Cheyenne, Yellow Hawk, nga Nju Meksikoja për në Montana. Ky vendim politik u mor në Uashington, pas njoftimeve negative në shtypit në lidhje me trajtimin e amerikanëve vendas nga ushtria amerikane. Kapitenit Blocker iu desh të bindet, edhe pse e urrente kreun e fisit.

Filmi "Hostiles"
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:22 0:00

Aktori Christian Bale na jep një rol të pazakontë si kapiten i ushtrisë amerikane, i njohur për sulmet e tij të pamëshirshme kundër vendasve. Megjithatë, pra megjithë prirjen e tij për egërsi dhe bujë të shfrenuar, personazhi i tij rrezaton dinjitet dhe stoicizëm. Bale thotë se filmi “Hostiles”, paraqet një uestern të ndryshëm; ai largohet nga historia tradicionale ku kaubojsit janë djemtë e mirë kundrejt indianëve të këqij. Filmi Hotiles shqyrton aftësinë e qënieve njerëzore për të kryer mizori nga të dyja palët që luftojnë për mbijetesë në një territor aspak mikpritës.

"Këtu ka një element horrori. Ka një lloj burgosjeje që sigurisht unë e ndiej në rolin tim, por ndiej në të njëjtën kohë edhe bukurinë absolute të këtij peizazhi dhe të Amerikës, çka mund të jetë absolutisht e tmerrshme kur ke kaq shumë miq të afërt që vdesin për këtë tokë".

Ashtu si shumë filma uestern, “Hostiles” përshkruan një udhëtim fizik, por edhe metaforik të një grupi njerëzish me prejardhje të ndryshme - një grua e re e bardhë dhe nënë e cila e ka humbur të gjithë familjen në një sulm të dhunshëm të fisit Comanches; një ushtar, thellësisht i dëshpëruar për mizoritë që ka kryer; një tjetër ushtar, i papenduar për rolin e tij në vrasje të egra. Gjithsesi, theksi vihet te pajtimi gradual midis dy armiqve të vdekshëm, kapiteni Blocker dhe kreu i fisit, Yellow Hawk, luajtur nga aktori i njohur amerikan Wes Studi.​


"Është shumë e saktë të thuhet që nuk kemi të bëjmë me një pajtim të plotë. Është thjesht çështja e armikut të përbashkët, jo vetëm fisi Comanche por edhe moti, toka, apo grabitësit".

Studi thotë se këto aleanca nuk e kanë tejkaluar kurrë ndarjen midis të bardhëve dhe indianëve. Edhe sot, thotë ai, banorët vendas po humbasin tokat e tyre për shkak të nxjerrjes së naftës apo mineraleve.

"Ata gjithmonë kanë qenë nën kërcënim; ajo që po ndodh tani është se publiku i gjerë amerikan po fillon të ndjejë atë që ne ndienim në kohën kur gjenocidi dhe kolonializimi ishin praktikë.”

Aktori thotë se trajtimi pozitiv që filmi i bën temës së pajtimit dhe shërimi nga plagët, sjellin një katarsis por audienca nuk duhet të presë që amerikanët vendas ta harrojnë ndonjëherë trajtimin që u është bërë dikur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG