Lidhje

Shqipëri: Ngacmimet e shumta seksuale, por një minimum denoncimesh


Shqipëri: Ngacmimet seksuale, një minimum denoncimesh
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:31 0:00

Dhuna dhe ngacmimet seksuale janë mes krimeve më të përhapura, por më pak të denoncuara në Shqipëri.

Një viktimë rrëfen për Zërin e Amerikës historinë e saj dhe faktorët që e bëjnë të vështirë denoncimin e këtij krimi.

Ajo është viktimë e ngacmimit seksual të vazhdueshëm në zyrat shtetërore. Për arsye sigurie intervista do të transmetohet pa emrin dhe me zë të tranformuar të saj.

Dhuna dhe ngacmimet seksuale janë midis krimeve më të përhapura, por më pak të denoncuara në Shqipëri.

Vajza që rrëfen historinë e saj është njëra nga vajzat e shumta në Shqipëri, që iu kërkohen favore seksuale nëpër zyra shtetërore.

Emri dhe zëri i saj janë ndryshuar për arsye sigurie, por përndjekja e saj disamujore është mëse e vërtetë.

Stela shkoi tek ajo zyrë për të plotësuar dhe saktësuar disa dokumenta, por u ndesh me një shtrëngim dore provokues, që vazhdoi me ngacmime të tjera.

“Pas shtrëngimit të fortë të duarve, ai vazhdoi presionet se duhet të takoheshim për të rregulluar ato letrat, kur do të shihemi. E gjitha kjo më frikësoi dhe u bë tronditëse, sepse nuk mund t’i tregoja babait dhe as të fejuarit” - tha ajo.

Zyrtari i këtyre ngacmimeve ishte i njohur në qytet edhe me policët dhe nga familjarët e Stelës.

Stela thotë që edhe pas disa muaj ngacmime, ajo e pati të vështirë të bënte një denoncim zyrtarisht, sepse paragjykimet e shoqërisë janë në dëm të vajzave, që guxojnë në këtë drejtim, ndërsa uniteti i zyrtarëve përballë tyre është i madh.

Zgjidhja më e mirë në këto kushte ishte shpërngulja e familjes nga qyteti i largët drejt kryeqytetit, ku kujdesi për ta ishte akoma më i vëcantë.

Madje, frika kryesore ishte se burrat e familjes së saj mund të konfliktoheshin me burokratin ngacmues. Në këtë pikë roli i organizatës për ndërmjetësim dhe kujdes psikologjik i shte mjaft i madh.

Ndaj ajo vendosi të kërkojë ndihmën e Qendrës për Zhvillim Komunitar "Sot për të Ardhmen".

Rastin e saj e ndoqi Migena, koordinatorja e mekanizmit kundër dhunës ndaj grave.

“Rasti nuk është aspak i lehtë, sepse ngërthen në vetvete një mori detajesh që dëmtojnë vajzën, reputacionin e saj dhe mund të zgjeronte numrin e personave në konflikt. Ne i qëndruam pranë dhe e ndihmuam edhe në qytetin e saj edhe kur erdhën familjarisht në Tiranë” - thotë psikologia Ismailati.

Drejtuesja e Qendrës për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”, Fabiola Egro Laço thotë se denoncimet për ngacmimet seksuale janë minimale, edhe pse ato ndodhin masivisht në zyrat shtetërore dhe në bizneset private si fasoneritë etj.

“Po përpiqemi të ndihmojmë sa të mundim, por vajzat ngurrojnë të denoncojnë, sepse nuk kanë besim te gjykatat. Deri tani kemi marrë urdhëra mbrojtjeje nga gjykata për gratë e vajzat vetëm për raste dhune, por prapa kësaj fshihet dhuna seksuale” - tha ajo.

Viktimat e dhunës dhe ngacmimeve seksuale nuk denoncojnë prej frikës, prej paragjykimeve dhe prej moszbatimit të ligjit për këtë lloj krimi.

Nga ana tjetër vajzat dhe gratë nuk janë të informuara për të drejtat e tyre ligjore përballë dhunës dhe veprimtaritë ndërgjegjësuese po shtohen dita ditës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG