Lidhje

Veseli: Çdo qeveri mund të bjerë por jo të largohen amerikanët nga Kosova


Veseli: Çdo qeveri mund të bjerë por jo të largohen amerikanët nga Kosova
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:19 0:00

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot se më parë mund të bjerë qeveria e vendit se sa të largohen trupat amerikane nga Kosova. Ai i bëri këto komente në Mitrovicë, duke komentuar debatet e ashpra ndërmjet udhëheqësve institucional për të ardhmen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara që janë sfiduar për shkak të refuzimit të qeverisë që të dëgjojë kërkesat amerikane për pezullimin e tarifave ndaj mallrave serbe, për t’u hapur rrugë bisedimeve.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë ndërmarr veprime ndëshkuese dhe javën që lamë pas u ngritën shqetësime për mundësinë e largimit të rreth 650 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s, prania e të cilëve shihet si thelbësore për sigurinë e Kosovës.

Zoti Veseli tha se prania amerikane në Kosovë është më e rëndëishme se cdo qeveri.

Kadri Veseli
Kadri Veseli

“Të gjitha qeveritë munden të ecin, nëse shkon Bondsteel-i, asnjë qeveri. Unë jam tërhequr prej debatit, po më vjen edhe turp për faktin se si po e trajtojnë edhe qytetarin tonë, nuk bën kështu. Kushtetuta është dhe sovraniteti dhe integriteti territorial mbrohet nga qytetarët e vendit edhe nga institucionet e Kosovës. Sa për atë punë çdo qeveri ecë para se të ecin amerikanët”,tha ai.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha ndërkaq të hënën gjatë një vizite në Gjilan se një marrëveshjeje me Serbinë do të mund të ndalonte edhe prishjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, por ritheksoi qëndrimin për mospezullimin e tarifave.

Lidhja Demokratike e Kosovës, akuzoi ndërkaq partnerët e koalicionit qeverisës për marëdhëniet aktuale të vendit me aleatët. Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa tha se Kosova është në gjendje të rëndë ndërsa hodhi poshtë pohimet se Lidhja Demokratike do të hyjë në koalicion qeverisës për të shpëtuar situatën në të cilën ndodhet vendi.

Isa Mustafa
Isa Mustafa

“Kurrë Kosova nuk a qenë në një situatë më të rëndë të partneritetit me ata që kanë ndihmuar me çlirimin e vendit dhe ndërtimin e tij. Dhe ky është problem i papërgjegjësisë të institucioneve të Kosovës dhe të koalicionit qeverisës. Për neve nuk mjafton që të themi se këta po sillen në mënyrë të papërgjegjshme, por ne jemi ulur këtu që të shohim se ku duhet të shkoj ky vend çfarë duhet të ndodh me këtë vend”,tha zoti Mustafa.

Analisti Ilir Ibrahimi tha për Zërin e Amerikës se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në nivelin më të ulët. Ai tha se megjithatë marrëdhëniet e mira të Shteteve të Bashkuara janë me popullin e Kosovës dhe jo me udhëheqës të veçantë.

Ilir Ibrahimi
Ilir Ibrahimi

“Ajo çka po ndodh këto ditë në Kosovë, është ndoshta një luftë politike në mes udhëheqësve institucional këtu dhe kjo është për keqardhje. Marrëdhëniet me SHBA-në duhet të tejkalojë interesat personale të cilido udhëheqës dhe nuk duhet vënë këto marrëdhënie në luftë politike e cila do të sjellë vota apo do të humb vota. Kjo po dërgon edhe një mesazh të gabuar te populli i Kosovës pra kemi pasur javën e kaluar se do të largohen trupat nga Bondsteel-i, është një mesazh shumë i gabuar për qytetarin e Kosovës sepse qytetari e sheh Amerikën si një lloj mburoje të sigurisë së Kosovës prandaj duhet të kemi kujdes se çfarë mesazhe po dërgojmë”, tha zoti Ibrahimi.

Zoti Ibrahimi thotë se është e qartë se Washingtoni zyrtar ka miratuar një politikë për rajonin dhe nuk është mençuri që udhëheqësit e Kosovës që të mos rreshtohen përkrah Shteteve të Bashkuara.

“Do të vijë edhe dikush nga Departamenti i Shtetit, që është numri tre dhe do të sjellë mesazhet e njëjta, nuk ka që do të ketë një ndryshim në mesazh. SHBA e sheh tarifën si një pengesë e dialogut dhe dialogun e shohin si diçka që i zgjidhë problemet në mes të Kosovës e Serbisë dhe t’i heq nga politikat ditore këto çështje dhe rajoni të fokusohet më shumë në zhvillim, prosperitet dhe të krijojë njëfarë sigurie të gjithëmbarshëm për rajonin. Kjo është strategjia amerikane dhe nuk është që udhëheqësit e Kosovës apo të Serbisë apo të Maqedonisë kanë mundur të ndikojnë në këtë politikë. Nuk mund të marrësh me mend që një shtet i vogël si Kosova të mund të ndikojë në strategjinë politike në Amerikë është pothuajse e paimagjinueshme”,tha zoti Ibrahimi.

Kosova po përballet me pikën më të ulët të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të tarifave, rreth vendosjes së të cilave shihet një pajtim në shkallë të gjerë në Kosovë, por skena politike është thellësisht e dnarë rreth kërkesave për pezullimin e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG