Lidhje

Tiranë: Festohet Fitër Bajrami


Qindra mijëra besimtarë muslimanë shqiptarë festuan sot Fiter Bajramin, pas një muaji agjërimi plot sakrifica të Ramazanit.

Një numër i madh i këtyre besimtarëve u bashkuan me faljet e mëngjesit në sheshin Skënderbej.

Ceremonitë fetare i drejtoi Kryetari i ri Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu. Ai u bëri thirrje besimtarëve për mbrojtjen e të varfërve.

Tiranë: Festohet Fitër Bajrami
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:32 0:00

Drejtuesi më i ri i Komunitetit Muslian Shqiptar Spahiu u kërkoi besimtarëve të ndjekin porositë e fesë së tyre dhe t’u binden ndalesave të përcaktuara të saj, sepse edhe ndalesat edhe porositë fetare janë për të mirën e tyre dhe të familjeve të tyre.

Besimtarët e mirë tha ai, duhet ta duan shokun më shumë se sa vetja e tyre.

Pas fjalimeve të udhëheqësve fetarë, besimtarët kryen ritualet e lutjeve dhe uruan njëri tjetrin për një jetë të begatë dhe në mirësi mes tyre.

Besimtarët muslimanë morën sot shumë urime për Fiter Bajramin edhe nga shumë qytetarë të besimeve të tjera.

Ata kujtojnë në të tilla ngjarje festive dijetarët e njohur të kombit shqiptar, të cilët kanë punuar dhe porositur në shekuj për dashurinë dhe harmoninë ndërfetare në mesin e familjeve shqiptare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG