Lidhje

Kosovë, fillon viti i ri shkollor


Kosovë, fillon viti i ri shkollor
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:18 0:00

Kosovë, fillon viti i ri shkollor

Qindra mijëra nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës filluan sot vitin e ri shkollor. Në mesin e tyre rreth 25 mijë nxënës fillojnë klasën e parë të shkollës fillore.

Autoritetet thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor, i cili si çdo vjet përballet më sfidat e njëjta, posaçërisht me ngarkesa të mëdha nëpër disa shkolla të kryeqytetit.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në dorëheqje, Shyqyri Bytyqi tha se procesi mësimor ka filluar me rregull.

“Sivjet e kemi po ashtu një lajm të mirë për fillimin e mbarë të këtij viti pasi që në shumicën e niveleve tashmë i kemi librat e reja, tekstet e reja të cilat janë në përputhshmëri me kurrikulën dhe shpresojmë që do të ndikojnë pozitivisht dhe ta lehtësojnë punën e mësimdhënësve që ta bëjnë me përkushtimin e tyre siç e dinë dhe e kanë zakon në mënyrë që të kemi një vit me suksese dhe mbarësi”, tha ai.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se kryeqyteti vazhdon të jetë një nga qytetet me më së shumti nxënës. Rreth 50 mijë sish sot filluan mësimet.

“Sivjet në klasë të parë në komunën e Prishtinës janë regjistruar tre mijë e 500 nxënës që është përafërsisht numër i njëjtë sikurse në vitin e kaluar pra nuk kemi rritje apo rënie të numrit të nxënësve dhe diku rreth 73 institucione arsimore me gjithë çerdhet që duhet t’i menaxhojmë”, tha zoti Ahmeti.

Në këtë vit të ri shkollor pritet të përfshihen edhe fëmijët e personave të kthyer nga konflikti i Sirisë.

Ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri përmes një komunikate tha se “74 fëmijë shqiptarë janë nxjerrë nga tmerri i luftës, për t’iu dhënë një mundësi të re si çdo moshatar i tyre. Ata duhet të përkrahen dhe të inkurajohen që të nxënë dije e të bëhen pjesë e jetës sociale që zhvillohet brenda shkollave tona”, thuhet në deklaratën e ministrit Tahiri.

Por, ministri i arsimit ,Shyqyri Bytyqi tha se këta fëmijë ende nuk kanë filuar mësimin pasi që, sipas tij, ende duhet bërë përgatitje për përfshirjen e tyre.

“Në momentin që t’i përgatisim fëmijët që të jenë të integruar në klasë, do të jenë pjesë e klasave të rregullta”, tha ai.

Më 19 prill të këtij viti, autoritetet në Kosovës kthyen 110 qytetarë që kishin qëndruar në vatrat e luftës në Siri. Në mesin e të kthyerve ishin “katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”.

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ndaj 32 grave të kthyera nga Siria kishte hapur hetime lidhur me përfshirjen e tyre në grupet terroriste.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG