Lidhje

Shkup, fillon gjyqi ndaj ish-prokurores së posaçme, Katica Janeva


Të martën në Shkup filloi gjyqi kundër ish-prokurores së posaçme, Katica Janeva dhe dy bashkëunëtorëve të dyshuar të saj në skandalin e madh të korrupsionit në gjyqësor, të njohur si “Zhvatja”. Zonja Janeva akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe për përvetësim të mjeteve materiale nga një biznesmen maqedonas në shkëmbim të ndikimit të saj mbi vendimin e gjykatës rreth lehtësimit të masës së paraburgimit për biznesmenin. Zonja Janeva u deklarua e pafajshme, ndërsa njëri prej të akuzuarve pranoi fajësinë.

Shkup, fillon gjyqi ndaj ish-prokurores së posaçme, Katica Janeva
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:00 0:00

Ish-Prokurorja e Posaçme në Maqedoninë e Veriut Katica Janeva u ul në bankën e të akuzuarës në gjykatën penale të Shkupit si e akzuara e dytë në rastin e njohur për publikun si “Zhvatja”. Krahas saj, ishin edhe i akuzuari i parë Bojan Jovanovski dhe i akuzuari i tretë Zoran Mileski.

Zonja Janeva u deklarua e pafajshme lidhur me veprat që e ngarkojnë atë, ashtu siç u shpreh edhe Bojan Jovanovski, i njohur në publik si Boki 13. Ndërsa, i akuzuari tjetër, Zoran Mileski e pranoi fajin dhe për këtë gjykata do ta zhvillojë një procedurë të veçantë ndaj tij. Mileski tha para trupit gjykues se nuk është këshilluar me askënd për ta pranuar fajin por se kështu prononcohet në bazë vullnetare.

Prokurorja e lëndës, Vilma Ruskovska theksoi se as këta që kanë marrë para e as ata që kanë dhënë nuk janë viktima, ndërsa shtoi se ish-prokurores Janeva i ishte dukur vetja sikur pjesë e filmit “Engjujt e Çarlit”, në rolin e të plotfuqishmes dhe të palëkundurës, siç u shpreh ajo.

Ndërkohë, Katica Janeva iu drejtua gjykatësve me kërkesën që të mos kenë frikë nga prokurorja Ruskoska.

Bojan Jovanovski (Boki 13), ndërkaq u desh të trajtohej nga mjeku gjatë seancës pasi u ankua për gjendjen e tij të vështirë shëndetësore, por pas konstatimeve të mjekut ai u ul përsëri në bankën e të akuzuarit.

Skandali “zhvatja” u publikua në gazetën italiane La Verita dhe ajo tronditi themelet e gjyqësorit në Shkup. Në një video regjistrim duket Boki 13 duke dalë së bashku me Zoran Mileskin nga shtëpia e biznesmenit Jordan Kamçev me dy valixhe të mbushura me para. Ky i fundit, i akuzuar për një vepër tjetër penale, kërkoi të dilte nga paraburgimi dhe të lihej në arrest shtëpiak. Në një audio-regjistrim dëgjohet zëri i ish-prokurores së posaçme Janeva duke i thënë biznesmenit: “Mos u shqetëso se gjithçka do të jetë 'Okej'”. Janeva u shoqërua nga policia për në banesën e djalit të saj në Shkup ku po kalon arrestin e shtëpisë.

Dy të akuzuarit e tjerë, sipas prokurorisë, kanë arritur që në muajin shkurt të këtij viti t’i marrin biznesmenit Kamçev një milion euro dhe t’i nxjerrin ato me një valixhe Louis Vuitton nga shtëpia e tij, ndërsa 500 mijë euro i kanë marrë nga bashkshortja e tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG