Lidhje

“Paketa antishpifje”, KiE: Nevojë për përmirësim urgjent


Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic, tha sot se ndryshimet ligjore, pjesë e së ashtuquajturës “Paketë antishpifje”, të propozuara nga qeveria shqiptare “kanë nevojë për përmirësim urgjent. Disa dispozita në të vërtetë nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave”. Përmes një deklarate ajo shprehu “shqetësim të thellë” që parlamenti shqiptar vijoi me shqyrtimin e ndryshimeve të propozuara.

Këshilli i Evropës kritikon "paketën antishpifje"
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:30 0:00

“Unë jam veçanërisht e shqetësuar që kompetencat diskrecionale që u janë dhënë organeve rregullatore, mundësia e vendosjes së gjobave të ekzagjeruara dhe bllokimi i faqeve të internetit të mediave pa një vendim gjyqësor, si dhe ndërhyrja e një rregullimi nga Shteti të mediave online, mund të sjellin një goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në vend” - thekson zonja Mijatovic, e cila më parë ka mbulluar dhe funksionin e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e mediave.

Në deklaratën e saj për situatën e krijuar në Shqipëri, Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut nënvizon se “është me rëndësi të madhe të sigurohet që interneti të mbetet një forum i hapur dhe publik dhe që të mbizotërojë vetë-rregullimi nga ana e mediave, përfshirë mediat online”, shprehet zonja Mijatovic ndërsa i bën “thirrje anëtarëve të Parlamentit të Shqipërisë që të rishikojnë projekt-ligjet aktuale dhe t'i bëjnë ato në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve të Këshillit të Evropës".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG