Lidhje

Shkup, Pendarovski bën thirrje për unitet


Presidenti maqedonas mban fjalimin e fundvitit në Parlament
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00

Presidenti maqedonas mban fjalimin e fundvitit në Parlament

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në fjalimin e fund-vitit që mbajti të mërkuren para deputetëve, theksoi nevojën për unitet dhe dhënien fund politikave të përçarjes. Ai kritikoi gjyqësorin për mungesën e dënimeve ndaj politikanëve të korruptuar, ndërsa foli dhe për një sërë çështjesh me të cilat po ballafaqohet vendi .

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski theksoi se po angazhohet për të penguar ndarjet në vija etnike dhe partiake që po thellohen, sipas tij në Maqedoninë e Veriut. Ai ftoi të gjithë politikanët që së bashku të kundërshtojnë paragjykimet dhe stereotipet në shoqëri; Tha se synon të jetë i pavarur dhe president i të gjithëve dhe jo dorë e pushtetit apo e oligarkëve.

Zoti Pendarovski paralajmëroi se deri në fund të këtij viti do të ftojë në takime përfaqësues të grupeve të tifozëve për të kapërcyer ndarjet që nxisin ato midis komuniteteve të ndryshme etnike.

Në lidhje me ligjin e gjuhëve për çka Komisioni i Venecias rekomandon rishqyrtimin e tij, presidenti maqedonas u shpreh se “asnjë shtet nuk është shkatërruar nga dhënia e më shumë të drejtave qytetarëve të saj në këtë fushë dhe se ligji nuk ka potencial për destabilizimin e vendit, por se duhet bërë korrigjime të nevojshme që ligjet të vihen në jetë”.

Zoti Pendarovski vuri në dukje gjendjen në gjyqësor pas rastit të njohur si “Zhvatja” që ka përfshirë ish-Kryeprokuroren e posçme, ndërsa tha se që nga pavarësia e vendit asnjë politikan i profilit të lartë apo biznesmen i pasururar brenda natës nuk ka pëfunduar prapa grilave.

“Për çdonjërin që nuk ka shpjegime logjike se si është bërë milioner me rrogë shteti, duhet të pasojë jo vetëm dorëheqja por dhe procedimi gjyqësor”, tha presidenti Stevo Pendarovski.

Ai i quajti procese të përfunduara që moti debatet mbi gjuhën dhe identitetin maqedonas që janë hapur ësë fundmi në Bullgarinë fqinje. Ndërkohë, lidhur me nismat rajonale, ai tha se në asnjë mënyrë ato nuk duhet kuptuar si alternativë e integrimeve evropiane, por si instrument për integrimin e shpejtë në Evropë.

Zoti Pendarovski foli me tone shqetësuese për çështjen e ndotjes së ajrit në Maqedoniën e Veriut dhe për emigrimin e të rinjve.

Ndërkohë, theksoi se në pranverë duhet organizuar zgjedhje të ndershme dhe të drejta.

VMRO-DPMNE e opozitës maqedonase, ndërkaq, e quajti një retorikë boshe fjalimin e presidentit. Deputeti Ilija Dimovski tha se “dëgjuam shumë parashikime por asnjë zgjidhje. Pendarovskit i përshtatet më tepër roli i zëdhënësit të qeverisë dhe i Lidhjes Social Demokrate, sepse ai arësyeton politikat e këqija qeveritare”, kritikoi ligjvënësi opozitar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG