Lidhje

Vetëvendosje e LDK më afër marrëveshjes për bashkëqeverisje


Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës thanë se kanë përafruar qëndrimet e tyre për të një koalicion bashkëqeverisës.

Vetëvendosje, LDK pranë marrëveshjes për bashkëqeverisje
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:08 0:00

Përfaqësuesit e dy subjekteve politike zhvilluan sërish një takim tri orësh, për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth ndarjes së pushtetit.

Në një komunikatë të lëshuar nga lëvizja Vetëvendosje thuhet se “në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim. Takimi i radhës drejt marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK është nesër”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje.

Edhe, zëdhënësi i Lidhjes Demokratike, Besian Mustafa tha se ka pasur lëvizje pozitive drejt marrëveshjes.

“Kemi një lëvizje në përpjekje për të arritur marrëveshjen në mes të dy palëve. Do të kemi natyrisht edhe një takim të radhës nesër dhe për detaje do të njoftoheni nesër”, tha zoti Mustafa.

Bisedimet ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike rifilluan pas një pushimi të gjatë, që pasoi mbledhjen e parë të parlamentit që u mbajt me 26 dhjetor. Në krye të parlamentit u zgjodh Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje, ndonëse përgjatë gjithë negociatave që nga zgjedhjet e 6 tetorit është thënë se ky post i takon Lidhjes Demokratike.

Kjo thelloi hendekun ndërmjet dy partive që nuk po pajtoheshin rreth kërkesës së Lidhjes Demokratike që në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje të përfshihet edhe posti i presidentit të vendit.

Më herët gjatë ditës, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se marrëveshja për koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike është shumë afër.

“Nuk varet vetëm prej meje, sidomos nuk varet prej meje. Vullneti ekziston, mundësitë janë dhe shpresoj që tash pasi që kanë rifilluar bisedimet edhe do të shkojmë me shpejtësi drejt arritjes së marrëveshjes e cila edhe ashtu është shumë afër”, tha zoti Kurti.

Nëse arrihet marrëveshja, kjo do të jetë hera e parë që lëvizja Vetëvendosje do të marr përgjegjësi për të drejtuar vendin, 11 vjet që nga hyrja në politikë.

XS
SM
MD
LG