Banorët e Postribës në Shkodër protestuan të hënën kundër gërmimeve në gurore që po dëmtojnë mjedisin natyror, shëndetin dhe ekonominë e familjeve të tyre, siç shprehen ata. Banorët i janë drejtuar qeverisë me një peticion për ndërprerjen e punës së guroreve. Në përgjigje të tyre të hënën ishte në Postribë një ekip ekspertësh, të cilët, pas takimit me banorët protestues, po verifikojnë situatën e krijuar nga ndotjet që shkaktojnë guroret në këtë zonë.
Vitet e fundit, në Shqipëri, komunitetet lokale po ndërgjegjësohen gjithënjë e më shumë për mbrojten e mjedisit të përbashkët natyror.
Facebook Forum