Lidhje

Koronavirusi, në Shqipëri rregjistrohet viktima e 6-të


Në Shqipëri ka shkuar në 6 numri i viktimave nga koronavirusi. Mbrëmjen e së mërkurës, sipas një njoftimi të shpërndarë ga ministria e Shëndetësisë “ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë”.

Shqipëri: Shtohen të prekurit dhe nuk ka të vdekur nga COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:25 0:00

Të mërkurën, autoritetet shëndetësore njoftuan për 23 raste të reja me COVID-19, që e çojnë në 146 numrin të prekurve deri më tani. Me ritme të larta po shtohen dhe të shtruarit në Spitalin Infektiv, 72 të sëmurë. Në terapi intensive ndodhen 4 pacientë, ku 3 janë të intubuar në gjendje të rëndë (mes tyre dhe 71 vjeçarja që humbi jetën në mbrëmje).

Bashkë me rritjen me ritme më të larta të rasteve të konfirmuara pozitivë, po zgjerohet dita ditës dhe harta e qyteteve, ku janë rregjistruar persona të infektuar, 14 qytete. Më shumë se gjysma, 83 të prekur, janë vetëm në Tiranë.

Nga ana tjetër, edhe pacientët që po shërohen janë shtuar, duke arritur në 17 persona, mes tyre dhe një mjek që u infketua në spitalin e Durrësit dhe një infermiere e spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Mbrëmjen e të martës qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Me anë të saj, qeveria i vesh një kuadër ligjor më të plotë masave shtrënguese të ndërmarra deri tani. Vendimi parashikon një mori masash për të gjithë institucionet shtetërore, subjetet private qytetarët, si dhe përdorimin e fondeve për nevoja emergjente.

Qeveria, ndërkohë vendosi dje të dyfishojë pagesat mujore për të papunët, për të vetëpunësuarit dhe për familjet me ndihma ekonomike, masë kjo nga përfitojnë 123 mijë familjet më të varfëra të vendit.

SItuata e krijuar dhe pasojat e saj mbi ekonominë e vendit, ishin në qendër dhe të Këshillit të sigurisë kombëtare të thirrur nga presidenti Ilir Meta, i cili u zhvillua përmes një videokonference. Këtë herë në mbledhje mori pjesë dhe drejtuesi i opozitës Lulzim Basha.

Gjatë së mërkurës në Shqipëri mbërriti dhe një sasi prej 50 mijë mjetesh të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të blera nga qeveria shqiptare. Për transportin e tyre, autoritetet shqiptare u ndihmuan nga qeveria turke. Turqia është i vetmi vend me të cilin ka mbetur ende i hapur komunikimi përmes linjës ajrore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG