Lidhje

COVID-19 mund të shkaktojë çarje në popullsinë amerikane


Në Shtetet e Bashkuara rastet me koronavirus janë dyfishuar këtë javë. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se gjysëm milion amerikanësh janë diagnostikuar me COVID-19. Por disa njerëz thonë se jeta për ta nuk do të jetë më si më parë, madje edhe për ata që nuk do të preken nga virusi. Materiali në vazhdim tregon mbi parashikimet se si Shtetet e Bashkuara mund të bëhet me dy popullsi të ndryshme pas COVID-19.

Parashikohet që Amerika të bëhet me dy popullsi pas COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:06 0:00

Ndarja tashmë mund të jetë vënë re nga të gjithë. Ka nga ata që janë të sëmurë, si Emily Alvarado.

“Desha të ngrihesha dhe u rrëzova sepse isha shumë e sëmurë. Nuk e lëvizja dot trupin.”

Dhe ka nga ata që nuk kanë koronavirus. Ka nga ata që punojnë nga distanca dhe paguhen. Dhe ka nga ata që janë të papunë. John Nelson është nga ata që po pret të marrë ndihma ushqimore në Siatëll të shtetit Uashington.

“Është shumë e frikshme. Një tjetër aspekt i frikshëm është edhe mbyllja e shumë gjërave.”

Në Arkansas, qindra banorë u radhitën para zyrës së papunësisë kur aplikimet në internet dështuan. Regina Weaver sapo ka humbur punën.

“Jam 62 vjeç dhe nuk di shumë rreth kompjuterave.”

Njerëzit presin në radhë në makina para zyrës së papunësisë në Florida.

“Kjo është 10 herë më keq sesa kemi parë gjatë një gjenerate.”

Rreth 1 në 10 punonjës amerikanë humbi vendin e punës gjatë tre javëve të fundit. Ben Harris me Universitetin Northwestern thotë se përfitimet për të papunët nuk janë menjëherë në dispozicion.

“Në praktikë, shtetet nuk i kanë gjërat e ndërtuara për të ofruar përfitime për të papunët. Edhe pse qeveria federale premtoi dihmë ekonomike për të vetpunësuarit dhe të tjerë, në praktikë këta njerëz do të presin disa javë e ndoshta më gjatë që të marrin perfitimet. Ata do të paguajnë një çmim.”

Në kontenë Cook që përfshin edhe Çikagon, një numër disporporcional afrikano-amerikanësh janë pacientë me koronavirus, një normë tre herë më e lartë se ajo e pacientëve të bardhë.

Ekspertë të biznesit parashikojnë se sëmundja çon në papunësi – kryesisht për ata me të ardhura të pakta – gjë që çon në falimentime të bizneseve dhe individëve. Kim Chapman është i papunë.

“Edhe sikur të na thonë kthehuni në punë nesër, kryesisht familjet mesatare, kanë vetëm disa javë rezerva dhe mund të paguajnë faturat.”

Analistët parashikojnë se dy lloj popullatash po dalin nga pandemia e koronavirusit. Disa që përpiqen të mbijetojnë dhe të mjekohen. Të tjerët që diskutojnë darkën ndërsa fëmijët përfundojnë mësimet në internet.

XS
SM
MD
LG