Lidhje

Joga përgjigjja më e mirë ndaj stresit


Harrojeni fiskulturën me intensitet të lartë – instruktorja e famshme e jogës Adriene Mishler thotë se ajo që na nevojitet në këto kohë stresi është të qetësohemi, të shtriqemi dhe të lidhim frymëmarrjen me trurin.

Joga në kohën e Covid-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:55 0:00

"Gjej atë që të bën të ndihesh mirë" është motoja e instruktores Adriene Mishler, kanali i së cilës në YouTube 'Yoga with Adriene' ka mbi 6.5 milion ndjekës nga Teksasi në Tain të Skocisë. Mishler e cila drejton ushtrime javore të jogës nga shtëpia e saj në Ostën të Teksasit ka gjetur një ushtri të përkushtuarish të jogas në mbarë botën. Lianne Swann e praktikon jogën çdo ditë nga dhoma e saj e ndenjes nël Skoci, shpesh me qenin e saj gjashtë muajsh Mack, që vështron pozicionet e saj klasike për jogan. Është rrugë e gjatë nga Teksasi ku Mishler shpesh është e shoqëruar nga qeni i saj Benji. Por largësia shkrihet në forume si klasa e Mishlerit në internet që krijojnë komunitete virtuale. Mishler thotë se joga mund të luajë një rol të rëndësishëm në krijimin e një sensi të mirëqenies".

Joga mund të ndihmojë në shëndetin tuaj mendor, mirëqenien tuaj emocionale dhe atë fizike, dhe jo vetëm përmes tonifikimit të muskujve. Siç e dini, rritja e fleksibilitetit dhe lëvizshmërisë, por gjithashtu duke rregulluar i sistemet në trup. Sistemin nervor, gjërat që na bëjnë të ndihemi të shqetësuar apo të irrituar. Pra ti adresosh të gjitha këto me një klasë joge është gjëja më e mirë në kushtet e shtëpisë," thotë ajo.

Studimet sugjerojnë se joga mund të ndihmojë në uljen e stresit të ankthit dhe depresionit.

Swann thotë se joga i ka përmirësuar shëndetin mendor dhe mirëqënien fizike.

"Thjesht më bën të ndihem vërtet mirë. Kam bërë shumë ushtrime të ndryshme në të kaluarën. Joga, është e vetmja gjë që e vazhdoj ta bëjë vazhdimisht. E praktikoj çdo ditë. Thjesht më bën të ndihem vërtet mirë si në trup dhe gjithashtu edhe në mendje", thotë ajo.

Swann jeton në Tain, të Skocisë, me partnerin e saj dhe dy vajza adoleshente, dhe ashtu si shumë njerëz në mbarë botën është vetë-izoluar për të ndihmuar në uljen e kurbës së përhapjes së COVID-19.

Ajo thotë se tani është më e rëndësishme se kurrë të krijosh kohë për veten.

"Është mirë të gjeni pak kohë për vete për një ecje apo për të bërë joga, për të medituar apo diçka tjetër që të jep një fare qetësie në mënyrë që të mund të tolerosh njerëzit që ke përreth, që i do por që në kushtet e të qënurit çdo minutë bashkë edhe mund të të bezdisin."

Instruktorja Mishler thotë se pak joga mund të të ndihmojë shumë në kohë të vështira. Ajo mund të të ndihmojë ta përballosh ditën me më shumë pozitivitet dhe të nxisësh nivelin krijues.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG