Lidhje

Ulqin, ndihmat humanitare në kohën e COVID-19


Vullnetarët në Ulqin ndihmojnë popullatën në kushtet e koronavirusit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:34 0:00

Institucionet komunale, shoqatat humanitare dhe vullnetarë të shumtë janë angazhuar në përkujdesjen dhe ndihmën ndaj popullatës në zonën e Ulqinit, që këto ditë po ballafaqohet me pandeminë COVIN-19.

Ndihmat po shpërndahen me qëllim të lehtësimit të kushteve për personat e vetizoluar dhe për familjet në nevojë.

Vullnetarët në Ulqin ndihmojnë popullatën në kushtet e koronavirusit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:34 0:00

Në Komunën e Ulqinit, ditëve të fundit, është rritur numri i të infektuarve me koronavirus si dhe të personave të vetizoluar, të cilët kanë nevojë për ndihma në ushqime dhe gjësendeve tjera. Komuna e Ulqinit ka filluar shpërndarjen e pakove ushqimore jo vetëm për të vetizoluarit nga COVID-19, por siç shprehet zyrtarja e pushtetit vendor, Hatixhe Gjoni edhe për familjet në nevojë.

“Ne kemi qenë të parët si institucion në ndihmë të nevojtarëve. E kemi përpiluar një regjistër për nevojtarët më emergjent dhe atyre iu kemi ndarë disa pako ndihmash të nevojave elementare në ushqime dhe higjienë “, tha zonja Gjoni.

Ndihmat po shpërndahen me qëllim të lehtësimit të kushteve për familjet në gjendje të rëndë ekonomike dhe shpërndarja, siç tha kryetari i Shoqatës Humanitare “Amaneti” në Ulqin, Nevryz Shaptafa po bëhet në mënyrë vullnetare.

“Me rastin e pandemisë së koronavirusit, familjet në nevojë janë rritur sepse ka shumë familje që anëtarët e tyre kanë mbetur pa punë dhe janë paraqitur për ndihmë. Deri në këtë moment kemi shpërndarë 412 pako me ushqime. Kemi shpërndarë në qytetin e Ulqinit, në Shtoj, në të gjitha fshatrat e Anës së Malit dhe sot kemi një donacion nga diaspora për rajonin e Krajës, pasi edhe ata kanë nevojë për ndihma”, tha z. Shaptafa.

Vullnetarët treguan një përkushtim në menaxhimin e situatës dhe ndihmuan organizimin sa më të mirë në shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë. Vullnetari i shoqatës “Amaneti”, Nikolla Hot vuri në dukje situatën e re të krijuar nga pandemia COVID-19.

“ Kjo situatë me koronavirusin është një situatë e re për të gjithë neve dhe për këto rrethana shoqata nuk ka qenë e përgatitur. Duke parë se po vijnë ditë të vështira, posaçërisht për ata që janë të sëmurë, për të moshuarit dhe për ata që janë në gjendje të rëndë ekonomike ne u

motivuam për një ndihmë të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse. Pa ndihmën e donatorëve nuk do ta kishim arritur të ndihmojmë popullatën pasi na jemi një servis ndërmjet donatorëve dhe atyre që janë në nevojë”, tha z. Hot.

Institucionet komunale, shoqatat humanitare dhe vullnetarët janë angazhuar në përkujdesje dhe në ndihmë popullatës së zonës së Ulqinit që këto ditë po ballafaqohet me pandeminë COVID-19.

XS
SM
MD
LG