Lidhje

Kosovë, Kurti i drejtohet Komisionit të Venecias rreth përgjegjësive të presidentit


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar kërkesë për opinion Komisionit të Venecias në lidhje me kompetencat e presidentit të Kosovës në shpërndarjen e parlamentit dhe për propozimin e mandatarit për kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit.

Kosovë, Kurti i drejtohet Komisionit të Venecias rreth përgjegjësive të presidentit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:47 0:00

Komisioni Evropian për Demokraci nëpërmjet ligjit që njihet si Komisioni i Venecias, është një trup këshillues me 62 anëtarë i Këshillit të Evropës rreth çështjeve Kushtetuese.

I ngritur në vitin 1990, ai luan rol këshillues por opinionet e tij nuk janë detyruese.

Nëpërmjet një komunikate, qeveria e Kosovës tha se “një opinion nga Komisioni i Venecias do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese. Gjithashtu, një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision”, thuhet në komunikatë duke nënvizuar se kjo është e hera e parë që Kosova dërgon një kërkesë të tillë për opinion në Komisionin e Venecias.

Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi masën e përkohshme me të cilën pezullohet zbatimi i dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së Kosovës.

Vendimi i Gjykatës pasoi kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit Thaçi e cila njëkohësisht kërkoi nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme.

Udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë thanë se do të respektojnë në tërësi vendimin e Gjykatës, e cila ka një afat deri më 29 maj për të vendosur rreth kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit. Vëzhguesit besojnë se vendimi mund të dalë më herët duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet Kosova.

Ambasada amerikane në Prishtinë tha se vendimi i Gjykatës për masën e përkohshme “dëshmon se sundimi i ligjit në Kosovës po funksionin. Ne gjithashtu mirëpresim thirrjet e udhëheqësve politikë dhe institucional për të respektuar Gjykatën dhe proceset e saj”, thuhet në një reagim të kësaj ambasade.

Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë në një bisedë me Zërin e Amerikës përmes Skype-të se është e dhimbshme që t’i kërkohet çdo herë gjykatës kushtetuese zgjidhjen e ngërçeve politike. Ai thotë se megjithatë është mirë që Gjykata Kushtetuese vendosi masën e përkohshme për të parandaluar siç thotë ai, zhvillimet që mund të kishin pasoja të rënda për vendin.

“Realisht unë e shoh që presidenti i Republikës është ngutur pak kur ka vendosur që të mos pres lëvizjen Vetëvendosje për të përfunduar ose dorëzuar mandatarin ose refuzuar mandatarin, pra ngutia e presidentit ka shkaktuar edhe këtë, presidenti ka mundur të pyes gjykatën Kushtetuese për kohën që ka subjekti fitues që ta dorëzoj mandatarin, në anën tjetër konsideroj që kjo do të ishte arma kryesore që do ta përdor lëvizja Vetëvendosje para dekretit të presidentit në gjykatën Kushtetuese dhe gjykata mund ta rrëzoj dekretin e presidentit për këtë arsye pra për shkak të mos pritjes së lëvizjes Vetëvendosje ose fituesit të zgjedhjeve që ta dorëzoj emrin”, tha zoti Spahija.

Zoti Spahija thotë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të krijojë hapësirën për zgjidhjen e situatës aktuale politike.

Florent Spahija
Florent Spahija

“Pra aktgjykimi i gjykatës Kushtetuese do të vendosë mbi meritat e çështjes dhe do të thotë se si kushtetuta e parasheh një situatë të tillë, normalisht që kjo duhet të shkojë dhe të tregojë gjithë frymën e kushtetutës dhe e dyta do ta tregoj gërmën e kushtetutës për çështje të tilla, normalisht se partitë politike kanë mundur të evitojnë gjithë këtë proces, presidenti ka mundur të evitojë këtë proces edhe të mos e ngarkoj gjykatën Kushtetues por tash jemi para aktit të kryer dhe duhet ta presim vendimin e saj”, tha ai.

Kosova mbeti me qeveri në detyrë që nga 25 marsi kur u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, i cili kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pas pandemisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG