Lidhje

Autoritetet  shqiptare angazhojnë emergjencat civile  për radhët e gjata në Kakavijë


Rëndohet situata në kufirin shqiptaro-grek
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:21 0:00

Radhë kilometrike janë shtuar në kufirin shqiptaro grek në afërsi të Pikës së Kakavijës përgjatë gjithë ditës së premte duke thelluar krizën e lëvizjes së mjeteve dhe njerëzve drejt Greqisë. Disa qindra emigrantë shqiptarë pritet ta kalojnë natën në kushte të vështira në Kakavijë ndërsa pala shqiptare po negocion me palën greke që kufiri greke të mos mbyllet gjatë natës (nga ora 22 deri ne oren 06 te mengjesit).

Ekipet e Emergjencave shqiptare dhe qeverite vendore po sigurojnë ujë dhe mbështetje për qytetarët shqiptarë që po presin në radhë prej gati 48 orësh. Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha për gazetarët në orët embrëmjes në Kakavijë se po bëhet shumëçka që të gjithë qytetarëve të mos u mungojnë nevojat bazike.

“Jemi koordinuar me Ministrinë e Shëndetësisë, tha zonja Xhaçka për të sjellë mjekë dhe ambulanca për qytetarët që kanë nevojë dhe për të marrë masat për të krijuar kushtet higjieno-sanitare për të mos rrezikuar më shumë në kohë pandemie".

"Me Ministrinë e Infrastrukturës," tha zonja Xhaçka, "kemi sjellë tualete të lëvizshme për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bashkë me bashkitë e Dropullit dhe Gjirokastrës po koordinojmë pajisjen me ushqim të të gjitha familjeve që janë në pritje".

Zonja Xhaçka tha më tej se "Ministria e Jashtme është duke komunikuar intensivisht me palën greke, për të bërë të mundur rritjen e testimeve deri në 330 tamponë për orë, por me perspektivën për ti shtuar edhe më këto kapacitete".

Dyndja e emigrantëve në kufi nisi të enjten pasi autoritetet greke njoftuan masa shtrënguese që do të praktikohen nga e diela e 16 gushtit dhe përfshijnë kryerjen e detyrueshme në Shqipëri të analizës molekulare të “COVID 19” për të hyrë në Greqi dhe kufizimin e lëvizjes drejt Greqise vetëm për 750 persona në ditë.

Qytetarët shqiptarë po u kërkojnë autoriteteve shqiptare të ndërmjetësojnë me palën greke që këto masa të hiqen për të lejuar kthimin e normalizuar të tyre në Greqi. Ndërkohë Greqia njoftoi se e ka shtyrë më 31 gusht bllokimin e hyrjes në Greqi të qytetarëve shqiptarë me vizat turistike.

Rëndohet situata në kufirin shqiptaro-grek
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:21 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG