Lidhje

Si ka ndikuar pandemia në sjelljen dhe jetën e përditëshme të njerëzve?


Pandemia përmes syrit të fotografeve Rozafa Shpuza dhe Orestia Kapedani
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:57 0:00

Pandemia përmes syrit të fotografeve Rozafa Shpuza dhe Orestia Kapedani

Në galerinë e saj “Oda” fotografja Rozafa Shpuza sapo ka çelur ekspozitën e fotografes kosovare Mariposa Fa. Me një përvojë gati 20 vjeçare në artin e fotografisë, Rozafa më së shumti pëlqen të fotografojë portrete të njerëzve të zakonshëm. Ajo thotë se pandemia ka ndryshuar shumë gjëra në sjelljen, por dhe portretin e tyre.

Të gjitha personazhet që kam fiksuar me aparatin tim kanë diçka si të thuash sureale. Sytë e tyre janë të trishtë, sytë e tyre kanë frikë. Duart, ose gjestet, lëvizin në një mënyrë që tregojnë ankth. Personazhet, që kam fiksuar me aparatin tim dhe që i kam vënë në një album të titullum “Ditar i një stine të mrrolun”, një stine të strukur në vetvete, një stine të friksuar, janë personazhe të pazakontë.

Fotografja Orestia Kapedani jeton dhe punon prej thuajse 15 vitesh në Gjermani. Ajo është autore e disa fotoekspozitave në qytete të ndryshme të Gjermanisë. Periudha e pandemisë e gjeti atë në vendlindje, në Shkodër. Ajo thotë se përjetimi i izolimit gjatë muajve të parë të pandemisë ishte mjaft tronditës. Por ajo nuk u ndal së fotografuari dhe një pjesë të punëve gjatë kësaj periudhe i pasqyroi në ekspozitën e kuruar prej saj të titulluar “Me synin”, hapur ditët e fundit në Galerinë e arteve në Shkodër.

Me mundësitë e vogla që kishim për të lëvizur unë, nëpërmjet syrit dhe aparatit fotografik, dola në atë hapsinën e kufizuar që kisha rreth e rrotull dhe po gjurmoja shenjat e ndoshta kësaj zbrasisë që kishte krijuar kjo pandemi. Dhe procesi është i hapur. Se si do të vazhdojë do ta shohim. Për momentin, ajo që ai moment bllokimi na oftoi ishte zbrasëtia. Dhe kërkimi me anë të syrit, me anë të vështrimit fotografik, ishte i domosdoshëm edhe për të tejkaluar ketë moment të vështirë, për mua përsonalisht, por, ma merr mendja, edhe për shumë artistë të tjerë.

Syri, thotë Orestia, është një urë lidhëse mes njerëzve dhe se maskat nuk mund të fshehin ndjesitë që shprehin sytë e njerëzve në këtë situatë të vështirë të pandemisë.

Fotografja Shpuza thotë se pandemia COVID-19 ka ndryshuar shumëçka te njerëzit; qendrimin e tyre me njëri-tjetrin, zakonet, por edhe këndvështrimin mbi vlerat e jetës. Edhe tek artistët, thotë ajo, pandemia ka patur ndikimin e saj.

Them që, përveç vlerës artistike, këto fotografi kanë me pasë edhe një vlerë historike. Nesër dikush ka me i pa dhe ka me shiku që përsonazhet e zakonshëm të periudhës së pandemisë e kanë atë tisin e frikës, ankthit, pasigurisë. Unë shpresoj që kjo periudhë të mos zgjasin pambarimisht po, gjithsesi, unë jam e bindur se kjo periudhë pandemie ka nxitë tek të gjithë artistët, jo vetëm tek unë, një grishje, një thirrje për të bërë art ndoshta ndryshe prej artit që kemi bërë deri tani.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG