Lidhje

Dy filma për jetën dhe kontributet e jashtëzakonshme të gjyaktëses Ginsburg


Dy filma për jetën dhe kontributet e jashtëzakonshme të gjyaktëses Ginsburg
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:23 0:00

Dy filma për jetën dhe kontributet e jashtëzakonshme të gjyaktëses Ginsburg

Anëtarja e Gjykatës së Lartë së Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta dje në banesën e saj në Uashington, në moshën 87 vjeçare. Gjykatësja Ginsburg vdiq nga komplikimet nga kanceri i pankreasit, njoftoi Gjykata e Lartë. Zonja Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte vetëm e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë.“Kombi ynë ka humbur një gjykatëse me një stature historike,” tha përmes një deklarate Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts. Zonja Ginsburg, gruaja e dytë që shërbeu në gjykatën më të lartë amerikane, e filloi profesionin në një periudhë kur kishte shumë pak gra juriste. Ajo u përpoq gjatë karrierës së saj të zgjeronte barazinë e grave dhe arriti në statusin e pothuajse një ikone në radhët e qarqeve progresiste. Ajo kishte lindur më 15 mars 1933, në Bruklin të Nju Jorkut.

Jeta dhe arritjet e anëtares së Gjykatës së Lartë, janë tema kryesore në dy filma të vitit 2018.

"Ka 178 ligje që përcaktojnë dallimin në bazë të gjinisë. Gratë nuk mund të punojnë mbi orarin e punës”, përshkruan në film Felicity Jones, në rolin e Ruth Bader Ginsburg.

Filmi "On The Basis of Sex," ndjek sfidat e anëtares së Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg në një botë mashkulore, duke filluar me vitin e saj të parë si studente e drejtësisë në Harvard në vitin 1954

"Mirësevini në Fakultetin Juridik të Harvardit! Zonja, flisni tani me radhë duke raportuar se kush jeni dhe pse keni zënë vendin që mund ta kishte marrë një burrë”, thotë gjatë filmit Sam Waterson, në rolin e Erwin Griswold, dekan i Harvard Law School.

Filmi gjithashtu ndalet në jetën e saj private si nënë dhe grua - në një moment ajo mbështet bashkëshortin e saj të sëmurë që vuante nga kanceri i testikujve, duke ndjekur klasat e tij dhe të vetat në Harvard.

Daniel Stiepleman, skenarist i filmit dhe nipi i gjykatëses Ginsburg, i tha Zërit të Amerikës se përveç aspektit ligjor dhe luftës së saj për të drejtat e grave, ai donte të ndante përvojën e dëshmuar prej tij të partneritetit të barabartë që gjykatësja Ruth Ginsburg kishte me bashkëshortin e saj, Martin Ginsburg.

Gjyqtarja Ruth Bader Ginsburg me bashkëshortin e saj, Martin Ginsburg.
Gjyqtarja Ruth Bader Ginsburg me bashkëshortin e saj, Martin Ginsburg.

"Gruaja ime dhe unë gjithmonë e kemi parë tezen Ruth dhe xhaxhain Marty si modelin tonë për atë se si duhet të jetë martesa... Ata ndanë bashkë ngarkesën për rritjen e fëmijëve të tyre, për të ushqyer dhe për t'u kujdesur për shtëpinë, dhe ne e dinim se kështu dëshironim të ishim", thotë skenaristi i filmit Daniel Stiepleman.

Aktori Armie Hammer interpreton Martin Ginsburg.

"Mendoj se është e rëndësishme për gratë të shohin një film për një grua që e ndryshoi botën pa pasur nevojë për superfuqi", thotë aktori.

Aktorja Felicity Jones, në rolin e Ruth Bader Ginsburg në filmin "On The Basis of Sex"
Aktorja Felicity Jones, në rolin e Ruth Bader Ginsburg në filmin "On The Basis of Sex"

Felicity Jones luan gjykatësen Ginsburg, një rol që ajo thotë se i krijoi emocione të forta dhe ishte më shumë sesa thjesht sfidë.

"Isha shumë nervoze! Nuk mund të hysh kollaj në rolin e saj dhe duhet ta bëja këtë në cdo aspekt për të realizuar atë që i takon historisë së jetës së saj", thotë aktorja.

"Nuk kërkoj asnjë favor për gjininë timë. Kërkoj vetëm që të heqin këmbët e tyre nga qafat tona", shprehet Ruth Bader Ginsburg në filmin dokumentar “RBG”.

Dokumentari "RBG" ndjek jetën e gjykatëses Ginsburg, që nga lindja në një familje emigrantësh hebrenj në Bruklin të Nju Jorkut, luftën e saj dhe fitoret ligjore për barazi gjinore përpara Gjykatës së Lartë. Kjo çoi në emërimin e saj në Gjykatën e Lartë amerikane në vitin 1993 nga Presidenti Bill Clinton dhe më pas ngritjen e saj si një ikonë të kulturës pop.

"Jam 84 vjeç dhe të gjithë duan të bëjnë fotografi me mua”, shprehet Gjykatësja Ginsburg.

Kjo gjë u pasua me vëmendjen e publikut ndaj argumentave të saj si dhe me mallra që reklamonin figurën e saj me mantelin dhe jakën me dantella. Sue Cassidy me kompaninë e çokollatave Choukette, i ka kushtuar asaj një kuti që quhet “Phenomenal Women”, si pjesë e linjës së çokollatës.

"Ajo ka kutinë e saj që shiten shumë. Shiten jashtëzakonisht shpejt", i tha Zërit të Amerikës, Sue Cassidy, artizane e çokollatave “Choukette”.

Një vit pas vdekjes së bashkëshortit të saj, gjykatësja Ginsburg foli me Zërin e Amerikës për trashëgiminë e saj.

"Unë shpresoj se do të kujtohem si dikush që e do ligjin, e do vendin e saj, e do njerëzimin, çmon dinjitetin e çdo individi dhe punon sa mundet, me çdo talent që ajo ka për ta bërë botën pak më të mirë sesa kjo ishte kur hyra në të", thotë Gjykatësja Ginsburg.

Gjykatësja Ginsburg ka folur me konsideratë për të dy filmat që e portretizojnë atë. Regjizorja Mimi Leder thotë se gjykatësja ofroi këshilla për filmin "On the Basis of Sex" dhe i konfirmoi faktet në të.

"Ajo e pa filmin dhe më dha një përqafim dhe një puthje, dhe vetëm kjo ishte e pabesueshme. Ndjej se gratë do të frymëzohen nga trashëgimia e Ruth Bader Ginsburg jo vetëm në këtë vend por në të gjithë botën, nga lufta e saj për barazinë, përfshirjen, dhe drejtësinë", thotë Mimi Leder, producentja e filmit.

"Fjala grua nuk paraqitet asnjëherë të vetme në Kushtetutën amerikane”, i thotë në film një gjykatës zonjës Ginsburg.

"As fjala liri, i nderuar, përgjigjet në film Felicity Jones, në rolin e Ruth Bader Ginsburg.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG