Lidhje

Një debat i parë kaotik mes kandidatëve Trump dhe Biden


Presidenti Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden, u përplasën lidhur me politikat e tyre dhe shkëmbyen fyerje në debatin e tyre të parë të martën në mbrëmje, që shumë shpejt u kthye në kaos dhe shkëmbime ofendimesh. Debati u mbajt vetëm pesë javë para zgjedhjeve të përgjithshme.

Nje debat i parë kaotik mes kandidatëve Trump dhe Biden
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:56 0:00


Ishte një skenë që nuk është parë ndonjëherë në historinë moderne të debateve presidenciale, ku një kandidat i thoshte tjetrit "ta mbyllte gojën" dhe të dy akuzuan njëri-tjetrin, si gënjeshtar.

Në pjesën më të madhe debati 90 minutësh, që synonte të trajtonte temat më të rëndësishme në një kohë të pashembullt të historisë amerikane, ishte një varg sharjesh, ndërprerjesh dhe akuzash, ku secili nga kandidatët u përpoq të bindte votuesit se rivali nuk ishte i përshtatshëm për të drejtuar vendin.

Ti je presidenti i keq ka pasur ndonjëherë Amerika”, tha zoti Biden.

" lër them Joe, se unë kam bërë shumë 47 muaj sesa ke bërë ti 47 vjet”, u kundërpërgjgj zoti Trump.

Moderatori Chris Wallace, u përpoq gjatë gjithë kohës që ta rikthente vëmendjen tek diskutimi thelbësor i çështjeve dhe tek rregullat e debatit për të cilat kishin rënë dakord të dyja palët, por pa shumë sukses.

Moderatori Chris Wallace
Moderatori Chris Wallace

" lejoni mua ta bëj pyetjen zoti President. Zoti President unë jam moderatori i këtij debati. Dhe do kërkoja lejoni bëj pyetjen dhe pastaj ju mund përgjigjeni”, tha ai një moment.

Një nga temat kryesore debat ishte COVID-19, ka shkaktuar vdekjen e mbi 205 mijë vetëve Shtetet e Bashkuara.

Presidenti nuk ka plan. Nuk ka paraqitur asgjë. Ai e dinte shkurt se sa serioze ishte kriza”, tha zoti Biden.

Zoti Trump tha se ai ka udhëhequr një përgjigje efektive.

siguruam veshjet mbrojtëse, maskat, respiratorët. Ti nuk do kishe bërë dot respiratorë. Dhe pas pak javësh do kemi një vaksinë”, tha Presidenti Trump.

Një nga temat e debatit, ishin tensionet racore vend, dhe zoti Trump refuzoi dënonte supremacistët e bardhë e kanë mbështetur atë, duke iu drejtuar një grupi tillë me fjalëtmos veproni, prisni”.

"A jeni i gatshëm dënoni supremacistët e bardhë grupet e milicëve?” pyeti moderatori.

"Po, do isha por do thoja pothuajse çdo gjë shoh është nga e majta, jo e djathta”, tha zoti Trump.

Zoti Biden dënoi përpjekjet e zotit Trump për shfuqizuar legjislacionin për kujdesin shëndetësor administratës Obama, nga e cila përfitojnë 20 milionë vetë. Zoti Trump tha se ligji është jokushtetues dhe kufizon zgjedhjen personale. Zoti Biden tha se votuesit mund mbajnë planin duan, sipas propozimit tij.

I pyetur për artikullin e gazetës New York Times, se ai kishte paguar vetëm 750 dollarë taksa vitin 2016 dhe vitin 2017, Presidenti Trump tha se ka paguar miliona taksa pa dhënë detaje. Ish nënpresidenti Biden, ka bërë publike dokumentat për taksat faqen e fushatës tij.

Një temë tjetër ishin dyshimet ka hedhur presidenti Trump për manipulim votimit me postë:

Ato po shiten, po hidhen lumenj. Është e tmerrshme për vendin tonë. Nuk do përfundojë mirë", tha Presidenti Trump.

"Nuk ka prova për këtë. Pesë shtete kanë pasur votime me postë për një dekadë ose shumë, përfshirë dy shtete republikane”, u kundërpërgjigj zoti Biden.

Duke përdorur argumentin e manipulimeve votës, Presidenti Trump ka shmangur një përgjigje drejtpërdrejtë ndaj pyetjes nëse do pranonte tranizicionin e pushtetit nëse humb zgjedhje.

Një tjetër pikë përplasjeje ishte kandidatja ka zgjedhur zoti Trump për zëvendësuar anëtaren e Gjykatës Lartë, Ruth Bader Ginsburg, një ikonë liberale.

Kandidatja e emëruar nga Presideti Donald Trump për anëtare e Gjykatës së Lartë, Amy Coney Barrett.
Kandidatja e emëruar nga Presideti Donald Trump për anëtare e Gjykatës së Lartë, Amy Coney Barrett.

Ai emëroi gjykatësen konservatore Amy Coney Barrett, duke filuar një proces konfirmimi kur votimet kanë filluar shumë shtete.

Zoti Biden tha se fituesi i zgjedhjeve nëntorit duhet caktojë anëtarin e ri.

Populli amerikan ka drejtën kenë zërin e tyre përzgjedhjen e kandidatit për Gjykatën e Lartë”, tha ai.

Zoti Trump u përgjigj se ishte detyra e tij bënte emërimin.

Ne fituam zgjedhje dhe kështu kemi drejtën ta caktojmë atë”, tha ai.

Analistët e denoncuan debatin e ashpër.

Kur ishte radha e zotit Biden, ai fliste për 10, 20, 30 sekonda me një argument logjik dhe pastaj ndërpritej vazhdimisht nga Presidenti. Prandaj nuk ia vlen pyesësh se cili ishte fituesi i debatit, sepse Presidenti e bëri pamundur debatin”, thotë Jeremy Mayer, profesor i Universitetit George Washington.

Temat e debatit u la hije nga përplasjet e vazhdueshme, një farë mënyre i shkojnë për shtat fushate jashtëzakonisht ashpër.

Dy debatet e ardhshme mes kandidatëve do mbahen tetor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG