Lidhje

Greva e naftëtarëve të Ballshit

Greva e naftëtarëve të Ballshit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:27 0:00

Greva e naftëtarëve të Ballshit

Naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer grevës së urisë për të kërkuar pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në Rafineri. Kreu i sindikatës Sokol Dautaj thotë se jane 10 naftëtare në grevë që përfqësojnë 900 punëtorët e uzinës.

Zoti Dautaj thotë më tej se naftëtarët për një periudhë të gjatë kanë zhvilluar protesta të vazhdueshme per te kërkuar pagat e prapambetura.

Zoti Dautaj thotë se shpresojnë tek ndërhyrja e Kryeministrit Rama pasi deri tanë institucionet e tjera nuk i janë përgjigjur kërkesave të naftëtarëve për takime.

Xheviti, një nga naftëtarët që është futur në grevë urie thotë se ka 26 paga pa marrë dhe si ai janë edhe naftëtarët e tjerë. Ai thotë se po e mban familjen me borxhe ndërkohë që dy fëmijët e tij nuk kanë të ardhura për të vijuar shkollën.

Mes naftëtarëve në grevë urie është edhe Muharrem Goxhaj , i stacionit të ujit dhe energjisë të Pocemit që varet nga Rafineria. Ai thotë se edhe punëtorët e kësaj ndërmarrje kanë paga të prapambetura. Rafineria e Ballshit u mor në administrim në mars të vitit 2018 nga kompanitë “Tosk Energji” dhe “Bylis Energji”, të cilat janë regjistruar në parajsat fiskale. Por tetorin e vitit të shkuar rafineria e ndërpreu aktivitetin Përfaqësuesit e kompanisë Bylis Energji” e lidhën ndërprerjen me mungesën e naftës bruto që sigurohej nga kompania "Bankers Petrolium" , ndërsa kjo e fundit tha se kompania “Bylys energji” nuk kishte lëshuar garancitë financiare për vijimin e kontratës.

Ligjërisht Rafineria e Ballshit përket kompanisë “Armo”, e cila e ka 85% të aksioneve ndërsa 15 % i përkaisn shtetit shqipatr. Kompania “Armo” është e zhytur në borxhe ka një seri sekuestrosh nga kreditorët e saj.

Nga viti 2013 deri dhe më pas, asetet e ARMO-s perfshi rafinerinë e Ballshit dhe të Fierit janë dhënë me qira tek kompani ofshore të cilat e kanë rivënë në punë uzinën por pas bllokimit të aktivitetit kanë lënë pas borxhe të reja dhe paga të prapambetura për qindra punëtorët.

This item is part of

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG