Lidhje

SHBA: Pandemia zëvendëson çështjet tradicionale ideologjike në fushatën presidenciale


SHBA: Pandemia zëvendëson çështjet tradicionale ideologjike në fushatën presidenciale
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:23 0:00

Në një tubim të kohëve të fundit me votues të moshuar në Florida, Presidenti Trump tha përsëri se po i vjen fundi pandemisë së koronavirusit dhe se zhvillimi i një vaksine është i afërt.

“Mesazhi im për të moshuarit amerikanë është optimizmi, besimi dhe shpresa. Sakrifica juaj nuk ka shkuar kot. Drita në fund të tunelit është afër. Jemi në prag të një kthese”.

Rivali demokrat Joe Biden vazhdon akuzat se presidenti po minimizon pandeminë ndërsa shtohen rastet në Shtetet e Bashkuara.

“Jemi në prag të një kthese? O zot. Nuk po zhduket, po rritet numri. Po përkeqësohet siç parashikohej.”

Pandemia ka shkaktuar mbi 220 mijë vdekje në Shtetet e Bashkuara sipas Universitetit Johns Hopkins, si dhe një recesion ekonomik dhe në një farë mase ka zhvendosur çështjet ideologjike tradicionale që kanë dominuar në zgjedhjet e kaluara.

Ekspertët thonë se tregtia e lirë, imigracioni, kujdesi shëndetësor, ndryshimet klimatike, të drejtat e abortit dhe kontrolli i armëve janë lënë në hije nga pandemia. Mark Jones është profesor në Universitetin Rice.

“Ato janë zëvendësuar nga COVID-19. Ato ende ekzistojnë por kjo është një çështje e re që nuk ekzistonte më parë. Tani është një nga çështjet kryesore që përcakton se ku janë kandidatët dhe si votojnë njerëzit.”

Reagimi i administratës së Presidentit Trump ndaj pandemisë është bërë një çështje partiake, me republikanët që kundërshtojnë bllokimet e rrepta ekonomike për të përmbajtur virusin dhe duke theksuar të drejat e individit mbi mandatet për mbajtjen e maskës dhe distancës. Matt Terrill është strategjist republikan me firmën konsulente “Firehouse Strategies”.

“Qofshin debate rreth maskave, apo rreth nivelit të përfshirjes ose jo të qeverisë në sigurinë publike, ose në pjesë të tjera të jetës tonë, ne po shohim që këto janë çështjet e debatuara.”

Në të kundërt, zoti Biden dhe demokratët kërkojnë përgjegjësi kolektive për uljen e shkallës së infektimit dhe për të lejuar që aktiviteti normal i biznesit të rifillojë.

Me një epërsi të konsiderueshme në anketat presidenciale, zoti Biden mbetet i përqendruar që zgjedhjet të shihen si një referendum ndaj Presidentit Trump lidhur me trajtimin e pandemisë.

Ndërsa fushata e Presidentit Trump thekson ekonominë e fortë para pandemisë dhe premton një rimëkëmbje të shpejtë pas përfundimit të saj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG