Lidhje

Shefi i politikave të Pentagonit jep dorëheqjen pas shkarkimit të sekretarit Esper


Një tjetër zyrtar i lartë i Pentagonit u largua nga posti i tij, një ditë pas shkarkimit të sekretarit të Mbrojtjes Mark Esper.

Në letrën e tij të dorëheqjes drejtuar Presidentit Donald Trump të martën, zëvendës ndihmës Sekretari në detyrë i Mbrojtjes për Politikën, James Anderson, rendiste disa nga arritjet e tij dhe tha se kishte “patur nderin t'i shërbente vendit".

"Tashmë si kurrë më parë, suksesi ynë afatgjatë varet nga respektimi i Kushtetutës amerikane, të cilën të gjithë nëpunësit publikë betohen të mbështesin dhe mbrojnë", shkruante ai.

Të hënën Presidenti Trump njoftoi përmes një postimi në Twitter se kishte shkarkuar sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper.

"Mark Esper e ka përfunduar detyrën e tij. E falënderoj atë për shërbimin e tij", shkruante zoti Trump të hënën.

Më tej presidenti bënte të ditur se Christopher Miller, drejtori i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, do të shërbejë si sekretar i përkohshëm, duke anashkaluar në këtë mënyrë zyrtarin e dytë sipas rangut në Departamentin e Mbrotjes, zëvendës sekretarin e Mbrojtjes David Norquist.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG